• |
ide | kryesore

Historia/ Fundi i paralajmëruar i “Dosjes 184” për vjedhjen e votave të Dibrës

Kryesore, Lajme

Prej 3 vitesh “Dosja 184” është lakuar pafundësisht në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Ajo që duhet të ishte “bomba” që plaste në duart e qeverisë u kthye këtë të mërkurë të nxehtë gushti në një çështje banale.

Bëhet fjalë për hetimet për shitblerje votash në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Dibrës që u zhvilluan në 11 shtator 2016. Gjithçka nisi pas shkarkimit të kryebashkiakut Shukri Xhelili i cili u përfshi në një skandal seksual me publikimin në media të një videoje ku ai i kërkon favore seksuale një vajze të re të cilës i premton vend pune në administratë.

Në ato zgjedhje Partia Socialiste garonte me doktorin Muharrem Rama ndërsa demokratët kishin vënë përballë një emër të njohur, deputetin Sherefedin Shehu. Pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, Partia Demokratike bëri një kallëzim penal në Prokurori duke ngritur akuza për zyrtarë lokalë dhe të policisë së Dibrës të cilët sipas saj ishin përfshirë në pazare me blerjen e votave, por edhe presione për marrjen e tyre.

Që në atë kohë ishte vënë re se si e gjithë makineria shtetërore ishte angazhuar për të fituar një bashki që historikisht ishte drejtuar nga e djathta dhe vetëm pas përçarjes së saj ishte marrë nga socialistët. Që në atë kohë u përfolën personazhe me të kaluar kriminale, që kërkonin me çdo kusht dhe me çdo formë të fitonin zgjedhjet.

Në terren kishin zbritur më herët agjentë të SHISH ndërsa me nisjen e hetimeve drejt Dibrës së largët udhëtuan edhe Oficerë të Policisë Gjyqësore. Prokurori Gentian Trenova që drejtonte hetimet kishte urdhëruar edhe vendosjen nën përgjim të rreth 20 numrave të telefonit të zyrtarëve lokale dhe disa emrave të lakuar si biznesmeni Ymer Lala.

Zgjedhjet nxorën bindshëm fitues mjekun socialist Muharrem Rama, por pak ditë pas shpalljes së rezultatit Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj një morie drejtuesish lokalë të policisë, drejtorisë së Arsimit, OSHEE-së, Tatimeve si dhe denoncoi publikisht Ymer Lalën.

Këto përgjime që gazeta gjermane “BILD” i botoi në pranverën e 2019-ës i ka pasur në dorë prokurori Trenova (tashmë i shkarkuar nga Vetingu) që 3 vjet më parë. Trenova nuk bëri asnjë lëvizje duke e mbajtur dosjen në sirtar. Nuk do të kalonin vetëm pak muaj nga nisja e hetimeve dhe kryeprokurori Adriatik Llalla do ta largonte Trenovën nga kjo çështje duke e kaluar atë në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Çështja do t’i mbetej përkohësisht drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Edhe ky nuk dihet të ketë bërë ndonjë lëvizje më shumë. Më pas çështja i kaloi një prokurori të ri, siç ishte Klodian Braho.

Braho e mbajti këtë çështje për gati 3 vjet dhe nuk bëri asnjë lëvizje derisa BILD publikoi një pjesë nga 60 disqet me përgjime. Çështja u “varros” edhe më shumë teksa në krye të prokurorisë kishin ardhur Arta Marku dhe Donika Prela.

Pavarësisht akuzave të vazhdueshme të opozitës për zvarritje të hetimeve, organi i akuzës nuk bëri asnjë hap.

Në qershor 2019, gazetari gjerman Peter Tiede publikoi një pjesë të përgjimeve ku ishte “peshkuar” i pari kryeministri Edi Rama që personalisht telefononte një “të besuarin” e tij në Dibër “nëse e kishte realizuar planin”.

Në dhjetra telefonata të tjera dilte ministri i kohës i transporteve Damian Gjiknuri që flet me Ymer Lalën dhe biznesmenë të tjerë ku flet “për transport të çunave jo dhe aq të sjellshëm” por edhe të parave. E famshme gjithashtu është bërë edhe batuta e Gjiknurit me Lalën se kishin “bërë tërmet në Dibër”, citon lapsi.al.

Në një tjetër telefonatë flet ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që me një gjuhë krejtësisht banale i kërkon shefit të policisë lokale të “mos e rruajë k*rin” për ato që thuhen. Me të njëjtën gjuhë banale flasin edhe deputetë të tjerë si Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia.

Më e rëndë ishte një telefonatë e deputetit Pjerin Ndreu që kërkon të “deklarohet hapur vota për PS-në”.
Skandaloze edhe përgjimet se si Lala flet me bashkëpunëtorë të tij ku ofroheshin para në këmbim të votës, kërcënoheshin banorë të zonës ose merreshin kartat e identitetit për ata që nuk konsideroheshin të besuar.

Të gjitha këto nuk e bindën prokurorin Klodian Braho. Pas skandalit të bërë tashmë publik nga Bild ai bëri sikur u vu në lëvizje. U morën në pyetje disa nga personat që kishin dalë në përgjime, por vetëm kaq. 3 ditë përpara se të shkonte me pushime prokurori i krimeve të rënda e përcolli pa zhurmë drejt Dibrës një nga dosjet më të bujshme të manipulimit të dyshuar të votave.

Prokurori i çështjes ishte kapur pas një kleçke se “nuk kishte gjetur elementë të grupit të strukturuar kriminal dhe se për akuzën e “manipulimit në zgjedhje” duhet të ishte vënë në lëvizje prokuroria e rrethit. Braho kishte shpallur moskompetencë.

“Argumenti i prokurorit në shpalljen e moskompetencës është se nuk ka grup të strukturuar kriminal, por krime të dyshuara në fushën zgjedhore, të cilat nuk janë në kompetencën e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, – i tha Prela në një bisedë telefonike BIRN, citon lapsi.al.

Sipas të njëjtave burime, prokuroria e Dibrës e refuzoi fillimisht hetimin e çështjes dhe pasi shpalli konflikt kompetence, e ktheu atë pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pingpongu mes dy institucioneve u mbyll me ndërhyrjen e prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, e cila vendosi që pavarësisht pretendimeve, çështja duhet të hetohej nga Prokuroria e Dibrës.

Por Prokuroria e Dibrës ka mbetur aktualisht me vetëm 3 prokurorë për shkak të vetingut dhe transferimeve. Vetë drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi Cami ka deklaruar tashmë konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të akuzuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin.

Edhe prokurorët e tjerë mësohet se kanë bërë rezistencë për shkak të njohjeve me personat e akuzuar, por pas vendimit të kryeprokurores Marku, çështja pritet të ndahet mes zv.drejtuesit të prokurorisë, Rifat Kojku ose prokurores Belina Zeneli.

Transferimi i çështjes në prokurorinë periferike të Dibrës tashmë ka varrosur përfundimisht shpresat për të parë “peshq të mëdhenj” në bankën e të akuzuarve. ©LAPSI.al

LEXO EDHE Historia/ Kalvari i dosjes 339/1 nga 2016 deri sot

17 Comments

  1. Po qarkullon nje lajm qe nese eshte i vertet do shenoj fundin e rames…….PD do organizoj kongres te jashtzakonshem ku do kerkohet pezullimi i Lulit dhe drejtimi i PD me kater nenkryetar, me qellim bashkimin e gjithe kontributeve te djathta

  2. Te dh…sha SHQIPERINE me soj e sorollop!!!
    SHQIPERI ERE-QELBESIRE,
    FAIK KONICA T’KA THAN MIRE!!!
    Jena popull shkerdhate, te gjithe pa dallim!
    “ Shqiperi te kam dhjere,
    Nuk te njoha asnjehere”
    Njohsi i madh i shqipKAREve F.KONICA

  3. BIRN nuk i paska vene emer shkrimit. Eshte perpjekur per te treguar dicka, por nuk ia ka dale dot.

    Prokurori Ternova dhe Braho nuk kane ndonje diference te madhe ne kohen qe ushtrojne detyren.

    Perkundrazi.

    Per Ternova kemi degjuar apo pare i lakuar por si ex catedra. Jo ndonje pune konkrete. Per kete tjetrin nga kreu bashkise Vlore tek Gjykatsja e Larte.

    Dhe meqe BIRN ose ai apo ajo qe e ka shkruar e ben te duket si profesional, duhet te shikoni ligjin dhe kontekstin.

    Hetimi i rastit haptazi duket qe ka derivuar nga hetime te krimeve te parashikuara ne juridiksionin e krimeve te renda. Ndaj edhe prokuroret ne krimet e renda i kane ndjekur. Pra pergjimet, pasiqe derivojne nga ndjekja e individeve per krime si ato ne fushen e narkotikeve.

  4. Te gjithe hajdutet e maskarenjt ne nje foto te perbashket, PS kasollja e hajduteve e gjetshin prej Zotit aty ku ju djeg me shume secilit ne foto.

  5. Thone qe reqe Rama ka gjetur nje menyre te thjeshtuar komunikimi me vartesit e tij. Thjesht i nxjerr kodin penal dhe ne baze te tij i cakton detyren. Ti ke 100-ten, ti tjetri 248-ten etj., etj. Deri tani, nga gjithe kodi, vetem ate nenin e terrorizmit nuk ia ka ngarkuar njeriu. Ka konkurrence te madhe, por mendohet se Lleshi eshte ne avantazh dhe po lobon fort.

  6. Pra shqipo kur te dilni ne protesten e radhes mos haroni flamujt e shba dhe sidomos shprehjen Zoti bekofte amerken se njejte eshte me thene Zoti bekofte arta markun dhe shoky ramen e me radhe.

  7. TURPI DHE FUNDI HERA E PARE QE NE GRUPET KRIMINALE DHE POLITIKE BASHKE NDODHEN 2- DIBRANE KJO NE HISTORIN E SHQIPERIS DIBARANET NJIHEN PER BUJARI,TRIMERI,ATDHEDASHURI, DHE E VECANTA E TYRE ZGJUARSIA POR KURRE JO KRIMINEL TE VESHUR ME PUSHTET SI ULSI MANJA USHTAR I BINDURE I EDI RAMES NE HISTORIN 7-VJECARE TE EDI RAMES JEMI MESUAR TE SHOHIM DHE DEGJOJME DOSHA,FRROKA,RROKA ,LLESHA,,MAKA,E TJER ETJER. POR JO DIBRAN ……..

  8. Po dosjen kush e shiti dhe e publikoi? Apo te fitojme politikisht dhe varja drejtesise. A nuk do te ishte me mire qe drejtesia te lihej te punonte e qete dhe ceshtja te shkonte ne fillim ne gjykate dhe pastaj te publikohej. Atehere kishin te gjithe te drejten e zotit ti kerkonin llogari drejtesise. Por si u veprua me publikimin e dosjes me teper nxorren syte.

  9. Vetingu apo reforma ne drejtesi, qe financohet dhe ideohet nga fondacione pa pike pergjegjesie per vendi, me axhenda te dyshimta , promovimesh te dyshimta, japin keto rezultate dhe konkluzione anti shtet anti drejtesie plot te papritura dhe cudira shqiptare

    Cfare dime deri me sot?

    Vetingu u ideua dhe u financua nga fondacioni soros, dhe me mbeshtetje burokratesh EU -te pazgjedhur dhe te papune sot, dhe ambasadore LU te ngritur ne detyre ne Krgizstanin e ndritur. Duhet te jete eksperimenti i radhes ne rajon pas EULEX ne Kosove , PSP prok speciale ne Maqedoni dhe shkarazi ne Rumani. Sot, te gjithe eskperimentet kane deshtuar.

    Reforma ra ne duart e Rames dhe u vu ne jete dhe u zbatua nga Rama kryesisht. Rezultati:
    -Pa gjykata, kushtetuese, gjykata e larte
    – Ska prokurori
    – Sistemi i Drejtesise , gjykata dhe prokurori , SPAK KLGJ KP KED nen hyqmin e kryeministrit ,
    – Kryeprokurore me 69 vota te mazhorances

    Cfare ka ndodhur nderkohe?

    -Korrupsion masiv, vjedhje masive e shtetit, PPP, Borxhi Publik me i larti , vjedhje te pronave toka turistike, nafta, nentoka, vjedhje e cdo lloj gjeje qe ka vlere dhe mund te vidhet etj etj
    -Narkotrafik masiv, hashashi dhe kokaine ne vlera te cmendura, renie e euros ne 1200 lek nga influksi masiv i eurove te droges.
    -Shtet i inkriminuar, deputete- parlamentare, bashkiake, kryebashkiake, keshilltare , titullare institucionesh , me DOSJE PENALE!
    – Zgjedhje te vjedhura,
    – Shteti ne funksion te RamaLindjes, praktikisht ne modelin Rama-shtet
    – Sundim i paligjshmerise, dhe abuzivizmit shteteror , perkeqesim i te gjithe treguesve

    Perfundimi :
    -Venia nen hyqem e pushteti gjyqesor dhe organit te akuzes Prokurorise , ben te mundur qe te gjitha keto krime te mos kene shansin te denohen pra AS mos te guxoje njeri te mendoje se do te behet ndonje veprim konkret kunder Rames dhe njerezve te tij. kjo reforme fillon dhe mbaron tek Rama. Ai me mbeshtetjen e Soros e kreu projektin dhe u be super i pasur , i fuqishem i pushtetshem.

    -Sorosi dhe te tjere me te njejtat interesa si ai, krijuan pasigurine ne Rajon , maqedonia ne krize, kosova ne krize, shqiperia ne krize, dhe secili vend me probleme te shumta , bomba ne pritje per te shperthyer. Kush po humbet? Shiptaret. Kush fiton? Rama. Po tjeter? Serbia. Po me gjere ? Strategjikisht & politkisht Rusia, financiarisht Soros. etj qe spertojne te perfitojne kur u jepet mundesia, psh tip erdoani qe shtrin ndikimin me shume, etj.

    -Rama ka zgjedhur te behet i pasur super i pushtetshem pa i plas trapi se kush po e financon dhe per cfare qellimi, kujt po i sherben, ke demton, kunder kujt vepron etj etj, dmth nuk i ha palla fare per asnje per asgje. Do leke dhe pushtet. Nuk njeh kufij per te keqen qe ben. Fati i keq!

  10. Foto me te bukur s’kisha pare
    qe te kishin dale kaq -Zuzare-
    keta qenka turi -mut-
    kriminele dhe hajdute

    njeri me i rrezikshem se tjetri
    mire e kishte nje fjale Pjetri-[Arbenori]
    keta s’jane socialista
    por jane specialista

    per te vjedhur dhe gllaberuar
    droge per te trafikuar
    pronat e tjetrit te tjetersojne
    vetem per sojin e tyre punojne

    ky vend ne gremine po shkon
    keta do zhdukur me revolucion
    ketyre s’ju lot as nje qime
    me mintigje e -Parakalime-.

  11. Mos e rruni karin, se amerika E ka bo gati SPAK-un, do thote i pjerdhuri Tak Ngjela alias papagalli qorr i Surrelsit… Kulmi kulmit, nje cop drogaxhi si Rama bashke me nje bythqim si Veliaj, bejne lemsh gjithe dynjane!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu