• |
ide | kryesore

I shembën lokalin, Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital

Lajme, Të fundit



Pas shembjes së biznesit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Burimet thonë se ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë vesh lajmin e ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Ndërtimit në restorantin ‘Panorma’.

Gjendjen e rëndëuar të Kokëdhimës e konfirmon edhe një i afërm i tij, i cili foli sot paradite për mediat. I afërmi ndër të tjera ka deklaruar se Mihal Kokëdhima i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërguar objektin për legalizim.

Për më shumë se 15 vite Mihal Kokëdhima operonte pa leje në atë zonë. Ishin rreth 2 mijë metra katror tokë ku ishte bërë ndërtimi pa leje; restorant dhe dhoma hoteli.

Po kështu i afërmi i Koco Kokëdhimës shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme edhe plazhin aty pranë. Kjo histori u bë e njohur për publikun pasi Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup turistësh spanjollë.

©LAPSI.al 

 



12 Comments

  1. Tok e zaptuar ,ndertim paleje ,legazilim dhe privatizim i detit dhe reres . E ta lumsha or kapitalizem i llojit shqiptar ,xhaxhi Enver ishte ilac .

    1. He mo se dhe spanjollet me ata 2 pidhmotrat shqiptare robqira kurrnacer ishin. Qene edhe duke e vrare ne fund. E tejkaluan cakun.

  2. E keni degjuar shprehjen “Per nje plesht dogji jorganin”?
    Ky idioti “Per nje peshk dogji gjithcka kishte arritur ne jete”
    Koka ben koka peson!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *