• |
ide | kryesore

Java decizive e Neymar: Psg refuzon sulmin e parë të Barcellona

Sport



Paris Saint Germain ka refuzuar propozimin e parë zyrtar të Barcellona për të rikthyer Neymar në Camp Nou. Katalanasit kanë propozuar një huazim me të drejtën e blerjes të fiksuar në 160 milionë euro, një ofertë e konsideruar shumë e ulët nga francezët. Psg, që tani është e gatshme të flasë edhe me Barcellona, kërkon një transferim përfundimtar të brazilianit e ka një vlerësim të kartonit të O’Ney afër 220 milionë euro të shpenzuar për ta sjellë nën Tour Eiffel. Askush nuk i afrohet asaj shifre, por Psg nuk ka ndërmend ta shesë lirë talentin brazilian.

Këtu është bllokimi për momentin me Real Madrid e Juventus në garë për lojtarin, por ende në pritje të bëjnë lëvizjen finale, ndoshta atëherë kur ofertat e Barcellona të mos kenë mundësi të ngrihen pas zhvillimeve të fundit të merkatos.

Psg ka bërë të ditur se është e gatshme të bisedojë me të gjithë për shitjen e Neymar, edhe me Barcellona, por jo me kushtet fillestare të propozuara nga katalanasit. Francezët duan të lirohen nga “problemi” Neymar e janë të gatshëm edhe të flasin për një huazim në vitin e parë, por duke fiksuar detyrimin e blerjes që ta cojë totalin e operacionit në një shifër ndjeshëm më të lartë se 160 milionë euro e vendosura në tavolinë nga Barcellona. Në këtë skenar 100 milionë plùs Dybala (vlera 80) janë baza e Juventus për të nisur operacionin.

Pak ditë nga mbyllja e merkatos gjithcka mbetet e hapur edhe pse presioni i lojtarit vjen në rritje. PSG e Barca do të vazhdojnë të flasin, me Real e Juve të interesuara për bisedimet, e vetmja gjë e qartë është se vështirë se në fund Neymar do të jetë i detyruar të mbetet në Paris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *