• |
ide | kryesore

Kim vlerësohet nga fansat pas daljes në publik pa make up

Paparazzi, Slider



Miliarderja e famshme, Kim Kardashian është parë së fundmi totalisht pa ‘makeup’ teksa darkonte me bashkëshortin e saj, Kanye West. Dyshja është fotografuar teksa ka dalë nga ‘The Bungalow’ në Santa Monica më 19 gusht. Në foton e kapur ajo është shfaqur e veshur thjeshtë dhe sportive, flokët i kishte të lëshuara, ndërsa në fytyrë nuk kishte vendosur asnjë produkt.

Padyshim kjo dalje publike e Kardashian ka bërë që fansat të kthejnë kokën pas të befasuar dhe ta komentojnë pozitivisht faktin që Kim vendosi të shfaqet aq thjeshtë. Ndonëse është konsideruar gjithmonë si një nga figurat më të kuruara të ‘showbiz-it’ të huaj, në disa raste ajo ka vendosur të dalë para syrit të fotografëve pa vendosur asnjë produkt bukurie mbi fytyrë.

Së fundmi 38-vjeçarja ka lançuar koleksionin e saj më të ri të ‘makeup-eve’ të inspiruar nga vitet ’90.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *