• |
ide | kryesore

Korrupsioni, arrestohet prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici, nga banesa e saj në lagjen Kozle të Shkupit.

Paraprakisht forca të shumta policore kanë rrethuar hyrje-daljet e shtëpisë dhe më pas janë futur brenda, për ta shoqëruar në polici prokuroren Janeva.

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski, në një konferencë për shtyp, tha se vendimi për të arrestuar prokuroren speciale të dorëhequr tashmë, është marrë në kuadër të zgjerimit të hetimeve mbi rastin “Zhvatja”. Sipas tij, prokurorja speciale ka tejkaluar kompetencat duke përfituar të mira materiale për vete dhe persona të tjerë. Si pasojë, për Janeva-n është kërkuar paraburgim.

Prokurorja speciale, Katica Janeva të martën ka dëshmuar para Prokurorisë, lidhur me rastin “Zhvatja”, të zhvatjes së 1.5 milion euro të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.

Janeva, bazuar në regjistrimet audio dhe videot të publikuara nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afaristit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *