• |
ide | kryesore

Kur shteti çmendet më keq se Mihali

2, Ide



Kur erdhi në pushtet, rreth 6 vite më parë, Edi Rama deklaroi se “do të qeveriste me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës”. Midis dhjetra rasteve që vërtetojnë të kundërtën e këtij premtimi, shkëlqeu sot aksioni “i fuqishëm” për të shembur lokalin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Pasi e burgosi, damkosi, e shpalli armik të imazhit të Shqipërisë në botë, gjithë shteti u ngrit në këmbë për të shembur një ndërtesë, që bënte hije tash sa vite në sytë e të parit të vendit, sa herë që ai kalonte ndër ato vise ku ka bërë ndërmend edhe të pleqërojë (me ose pa Koçon). Ndaj Mihalit të ish “Panoramës”, tani ka mbetur vetëm masa e dëbim- internimit familjar dhe heqja e të drejtës së studimit për fëmijët e nipërit.

Një dhunë e tillë shtetërore, që transmetohet live që në pikë të mëngjesit, është ku e ku më shqetësuese sesa çmenduria e Mihalit mbi një makinë turistësh. Sepse kur çmendet shteti pasojat nuk janë më tek imazhi i Shqipërisë në botë, por tek jeta e gjithësecilit prej nesh që kemi të bëjmë çdo ditë me një shtet të tillë. Fadromat e shfaqura në një spektakël populist të hakmarrjes, nuk ishin gjë tjetër veçse metaforë e një fenomeni që e përjetojmë prej kohësh: shteti jam unë, ligji jam unë!

Kryeminstri nuk arriti dot në asnjë ditë të vetme që të qeverisë nëpërmjet forcës së shembullit. Entuziastët që brohorisnin aksionet e tij të fillimit për kontrollin e territorit, u ftohën shpejt kur panë shembullin e selektimit dhe të standarteve të dyfishta. Disa ndërtime në Jug, por edhe në shumë vende të tjera, pronë e njerëzve pranë kryeministrit, jo vetëm nuk u prekën, por u rritën me ritme të shfrenuara duke gërryer kodra e duke zaptuar edhe bregun e detit. Mbiemri i Mihalit, përsa kohë Edi Rama do pleqëronte me Koçon, ishte garanci e lulëzimit të një biznesi, që tani “u zbulua” se paskërka qenë pa leje. Sigurisht që nuk është vetëm Mihali. Drejtorët aksionsitë të Ramës mjafton të bëjnë një verifikim të thjeshtë të zonës dhe do dalin plot mihalë që janë shembulli i dëshmtimit të kontrollit të famshëm mbi territorin.

Dhuna shproporcionale dhe e zhurmshme e shtetit ndaj individi, qoftë ky edhe në një aktivitet ta paligjshëm, u manifestua pikërisht për të shurdhuar dështimin 6 vjeçar dhe aferat korruptive me pronat në bregdet. Kjo dhunë u transmetua live për të treguar se Ai nuk fal, se Ai është i ndjeshëm ndaj shkelësve të ligjit, se Ai nuk duron dot t’i preket imazhi i Shqipërisë…  Se Ai të bën gjëmën. Ai dhe jo ligji, lideri populist dhe jo kryeminstri i zgjedhur për të qeverisur dhe respektuar shtetin ligjor.

Mihali u burgos në emër të këtij populizmi. Në një vend normal, burgu është masa më ekstreme dhe për një rast të tillë nuk do të ishte aplikuar. Mihali mund të dërgohej në një spital psikiatrik apo të detyrohej të paguante dëmin e shkaktuar, material dhe shëndetësor, por në Shqipëri nuk vendos ligji i ftohtë por vullneti i nxehtë i të parit të vendit, sepse ai nuk mund të qeverisi veçse me shembullin e forcës.

Ky shembull force shkatërroi sot edhe godinën në Porto Palermo, pa respektuar asnjë procedurë ligjore, pa verifikuar nëse ishte në proces legalizimi, pa pyetur për të drejtën e ankimimit. Sepse kryeministri do të tregojë se shteti dhe ligji është ai vetë, ndërsa çmënduri të tilla populiste i paguajmë ne të gjithë. Kemi paguar miliona për pallatin e famshëm të “Lul Bashës” në Vlorë, do paguajmë shumë të tjera për mbylljen e Agon Channel, vazhdojmë të paguajmë për dhjetra raste, ku nuk është përfillur ligji e procedura por ka vendosur vullneti i kryeministrit.

Çmenduria mbi makinë, bashkë me mbiemrin, i kushtoi shtrenjtë Mihalit, kurse çmenduria e shtetit sa herë hipën mbi fadroma na kushton shumë më shtrenjtë të gjithëve. Prandaj përpara se të mbërthehemi nga histeria kolektive për të linçuar atë që na “prishi imazhin”, të kërkojmë që ai dhe kushdo tjetër të gjykohen e ndëshkohen me metrin e ligjit dhe jo me humorin e kryeministrit. Përndryshe, mihalët e çmendur nuk do të na mungojnë asnjëherë në krye të vendit dhe halli ynë do jetë shumë herë më i madh se sa ankthi që përjetoi miliarderi spanjoll. ©lapsi.al

Ndëshkimi i Kokëdhimës/Me fadroma dhe matrapik kundër cënimit të imazhit

 



22 Comments

  1. Mire i thua Shkullak po kujt ja thua, se do dali Meta dhe do thote qe ne shqiptaret dime te bejme shtet packa se na akuzojne qe ne sbejme dot shtet. Na mbyten injorantet, kriminelet dhe Skenderbeu me delet e tij dhe normal qe ky vend ka mare fund.

  2. Ne Angli p.sh., per shume kohe u be nje debat shume i madh, nese duhet t’i hiqej apo jo shtetesia ca britanikeve, qe i’u bashkuan ISIS dhe kercenonin se do benin sulme te tmerrshme ne Angli. Per me teper, pasi shume u lejuan te kthehen, njeri prej tyre beri masakren e koncertit ne Manchester, ku vdiqen 22 adoleshente. Sa per te thene, qe shtetet e civilizuara i marrin seriozisht edhe te drejtat e atyre qe hedhin bomba mbi civile, dhe jo me te cekuilibruarve si kokedhima, qe duhet thene, ka bere vec 1/100 e krimeve qe kane bere ata qe rrethojne cdo dite KM-ne. Shume e sakte Shkullak! Nje shtet qe vepron ne menyre jopropocionale, eshte njesoj mallkim si ai shtet qe nuk vepron fare. Shteti jone rilindas i ka te dyja keto tipare, prandaj perballe ketij shteti dhe drejtuesit te pare te tij, cdolloj reagim qytetar eshte propocional.

  3. Imagjinoj turistin e varfer pasanik nga Spanja…..
    U bezdis dhe u frikesua disi nga nje psikik qe e ndiqte maje makines, por nese eshte njohur me kete lajm per prishjen e ketij objekti pa leje, tani me siguri duhet te jete dritheruar!
    SInqerisht, uroj qe Mihali te tregoje, nese nuk do t’ia mbyllin gojen, se kë ka paguar per vite me radhe nen dore!

  4. Janë dy shkaqe që e kanë tërbuar gjatoshin tonë kryeministër që të urdhërojë mediat të transmetojnë live, për orë të tëra prishjen e restorantit në Porto Palermo.
    E para se Ramës nuk i kishte ngelur më asnjë objekt suksesi i qeverisjes së tij për tu mburur e shtimi i numurit të turistëve, ishte e vetmja temë me të cilën mburej.
    Me psikopatinë e tij, Rama kujton se do ta regullojë imazhin e Shqipërisë ( lexo imazhin e tij ), me shoun e ndëshkimit alla enverist të Kokëdhimës.
    Është shtuar vërtetë numuri i turistëve në Shqipëri , e kjo jo për meritë suksesi të kësaj qeverie, por përkundrazi, ngaqë mediat e fuqishme kanë botuar informacione për Shqipërinë, e bëmat skandaloze të kësaj qeverie, është në natyrën njerëzore që turistë kuriozë , vijnë të shohin me sytë e tyre “rilindjen socialiste” alla Rama.
    Së dyti :
    Si mund të duronte Rama që një psikopat , aq më tepër një Kokëdhimë, të konkuronte me te për dhunë me “armiqtë e jashtëm” ?
    Luftën kundër bisnezmenëve të huaj e ka në dorë ai e nuk lejon askend tjetër që ti bëjë konkurencë

  5. Aman Shkullak nderroje ate hale foto si gjynafqar,me mjeker si Rilindasit si fukara,sikur do te na thuash qe une jam Rama.Gjate harku kohor te dhemokracise asnje qeveri nuk udhehoqi dot sipas parimeve te Shkullakut.Ky bojaxhi na flet sikur ka zbritur nga tempulli dhe na nxjerr ne pah te metat.Shejtani dhjet dhe ne hame ,dhe jo sot por 100 vjet perpara.Atij Mihalit dhe te tjereve ja bene shume mire,”mire qe je i dhjere por c’te duhet qe ngre koken”,jo po ashtu dhe apo keshtu shkullak te kam pare me papion me kemishe te modes se shekullit 18-te,tamam si aristrokrat,tani na behesh proletar.Duhet qe zoterote qe pret te behesh dikushi nga Basha,te nderrosh lekuren qe ke lindur,por qe se ben dot,keshtu eshte puna e shqiptareve si puna jote,pa lekure dhe pa turp.

  6. Nuk jam dakort me prishjen e ndertimit brenda javes pasi kishte ndodh ngjarja. Por gjithsesi duket si nje rast ku Rama po vepron me forcen e shembullit. Dmth qe po ja prish ketij qe te tjeret si ai te mos marrin ne qafe te tjere si Spanjolli miliarder. Se ne e fundit gje qe ke.i nevoje jane rastet si ai i Mihalit. Mihali nuk po bente turizem por antiturizem.

  7. Nëse do të kishe një tru normal, ti gollaku që komenton se si vishet e pse mban mjekër gazetari Armand Shkullaku, , puna më me mënd që do të bëje, do të ishte të analizoje fjalinë e parë të tij në këtë shkrim.
    “Para 5 vitesh kur erdhi në pushtet Rama, – shkruan gazetari, – deklaroi se do të qeveriste me forcën e shembullit e jo me shembullin e forcës”.
    Me këtë fjali, Armandi e ka bërë të plotë autopsinë e qeverisjes Rama.
    Erdhi në pushtet me premtime të bujëshme se do të luftonte korrupsionin e dhunën pushtetore, do të punësonte 300 mijë shqiptarë të papunë, do të bënte mrekullira në infrastrukturë e ekonomi me reforma, do të bënte drejtësinë e arsimin falas , etj.etj.
    E çfarë bëri në këto mbi 6 vite ?
    Bëri si deshi vetë duke demostruar vetëm forcën e tij të dhunës.
    Shkullaku e gazetarë të tjerë kritikë të qeverisjeve, nuk kanë në dorë të përmirësojnë as jetën tënde e as jetën e qindra mijë shqiptarëve me veprimet e tyre, veshjen apo mjekrën.
    Ata kanë në dorë vetëm mendimin e fjalën, faktet e argumentat.
    Mjekër kanë mbajtur edhe Marksi, Engëlsi e Lenini, por po të guxonte ndonjë shqiptar në kohën e marksistit Enver Hoxha, të mbante mjekër, do të dilte ndonjë si puna jote që ti çonte letër KQ të PPSh duke e denoncuar si borgjez, e ishte e sigurtë që do të cilësohej si armik i partisë e i popullit.

  8. Ku je mo Shullak se na bere merak,pasi ke qysh para 30 qershorit ku beje thirrje per lufte dhe gjakderdhje qe nuk je dukur!E mo Shullak qe ka shume Mihala ne gjithe Shqiperine e dime shume mire,por kush i lejoje keta Mihala qe te zaptojne dhe ndertojne ku tju doje qefi nuk na e the,pastaj Rama ka kohe qe ka hapur lufte frontale me antiligjshmerine ne vend,por aq rrumpalle sa e ka bere kete vend qoftelargu Berisha,do nja 20-30 vjet qe ta biesh ne rruge kete vend,por te pakten diçka po behet per mire dhe step by step do te behet dhe me mire,ndersa ti dhe disa anal ista te tjere vazhdoni te nxini çdo gje dhe te shpresoni te revolucioni,i cili nuk do te vije kurre,prit Shullak prit se nuk keni pare gje akoma…

  9. @@@I paemer Shkullak,je bere si mjekra e qoses.Ec si ushtar,mendo si ushtar dhe vepro si ushtar.Ta gezoje mjekren Shkalluku por i vjen ere se duhet lare tre here ne dite dhe kjo mjeker antikomuniste i jep Shkallukut pamjen e nje bakalli fshati qe di gjithcka por nuk ka asgje.Per te share eshte gjeja me e kollajte dhe pa gazetare.U sul gjithe malesia dhe pushtoi jugun pa asnje ligj dhe tani shteti njeh vjedhjen ose Legalizimin.C’do behet Shkalluk sepse edhe ti ke ardhur me Legalizimet dhe kepuce te gisura,kurse tani fajin e ka Rama.Qe Rama duhet te shporret sa me shpejt as qe diskutohet,por me kerma si puna e” i paemer “ose “me emer” ,Rama jeton edhe 10 vjet te tjera sepse jane keto “kerma” qe brejne cdo dite palcen cdo dite me fjalor te zgjedhur platonik.

  10. Po kur kokevrima trajtonte keq shqiptatet nuk e rrujti njeri. Por kur ngitet miku i huaj bohet nomi. Si pefundim: ven i marum.
    Legen kokevrima shteti populli.

  11. Ska pron private buz detit, bregu eshte pron publike e ne te gjitheve..se na dolen dhe pronar te detit disa

  12. Nese klientet e atij lokali jane larguar pa paguar qoftë edhe për shërbimin e keq që ju është bërë e kishin gabim aq më tepër kur kanë pasur mbi makinë një njeri që mund ti rrezikohej jeta në video duket qartë ku ai thërret të ndalojnë pasi mund ta shtypin.Po klientët që nuk paguan a nuk meritojnë të dënohen?Sa për shembjen e lokalit është veprim kriminal pasi nuk mund ti shembish objektin dikujt që nuk mund të mbrohet.

  13. Nga velipoja deri ne durres plot me lokale e pallate pa leje eshte rera po edvini nuk ka koqe te veje e ti prishe

  14. Kur ai qe qeveris kete vend
    eshte njeri pa mend
    te gjitha delet qe i vene nga pas
    te gjitha ai i cmend

    dhe nuk ka pak si keto dele
    qe dite e nate grine sallate
    duke i thurur lavde dhe lepire bythen
    vetem e vetem atij njeriut -te gjate-

    te gjitha keto qe ben ai
    atyre ju duket mrekulli
    mburren dhe lavderohen
    krekosen me krenari

    keta jane -zhapiket e ketij vendi
    qe kurre ngopje nuk ndjejne
    por mos u merzit o -Shkullak
    se do vije nje dite dhe do ta gjejne.

  15. ik ore shkullaku ik ore idiot..vetem katunaria mund te lexoje e besoje atyre qe shkruan ti..te qifsha dhe Andi Bushatin ne byth

  16. Problem esht ne ket vend te djegur qe mbas Zogut , ky vend i djegur duhet te kethehet permbys pastaj ndoooooshta behet, keni par ju qe po te shash pushtetin te turren si kur ke gjuajtur zotin si esht e mundur din te me tregoj mua qar te mire ka ber ky gomari i gjat per veq se ka futur fakir fukarejt ne burgje sepse esht aq ngordhlaq sa s din gje tjeter ky maskara perveq paras, gjobvenje, shpifje, orgjira, injoranc etj etj,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *