• |
ide | kryesore

Lojtari më i mirë i planetit është Messi: informatika e nxjerr superior ndaj Ronaldos:

Sport

Më mirë Cristiano Ronaldo apo Leo Messi? Dilema konstante që prej vitesh ndan të pasionuarit e futbollit më në fund mund të zgjidhet me anë të një formule të ideuar nga ekserptë të informaikës të KU Leuven University të Leuven, në Belgjikë, në bashkëpunim me holandezët e SciSports, për të vedosur se cili mes portugezit dhe argjentinasit mund të gëzojë me logjikë titullin e “më të mirit në botë”.

Duke u bazuar në një sistem të dhënash të njohur si “Vlerësimi i Veprimeve në Bazë të Mundësive”, kërkuesit kanë analizuar çdo aksion (pra gjuajtje, pasime, driblim dhe ndërhyrje) në çdo ndeshje të luajtur nga CR7 dhe Messi nga sezoni 2013/2014 deri në atë 2017-2018 (kur ylli i Real Madrid u largua nga Spanja për te Juventus), duke llogaritur më pas vlerën. “Zakonisht, vlera e një lojtari përcaktohet nga golat dhe asistet – ka shpjegaur profesor Jesse Davis për faqen belge Sporza, të marrë nga Mirror – por një gol është një ngjarje e rrallë, sepse në një ndeshje verifikohen mesatarisht 1600 aksione, pra formula jonë shpesh ka marrë në konsideratë të gjitha këto, duke llogaritur kështu vlerën”.

Fitues ka rezultuar Messi, madje me diferencë të madhe: kampioni i Barcellona ka totalizuar një pikavarazh VAEP prej 1,21 për ndeshje, ndërsa rivali Ronaldo ndaloi në 0,61. “Në sezonet e para pikët e Messi e Ronaldo ishin shumë të ngjashme – ka saktësuar kërkuesi – por nga sezoni 2015-2016 Messi është shkëputur. Madhështia e tij qendron në faktin se ndërsa disa lojtarë, si Pogba, bëjnë shumë aksione por me vlerë më të pakët se disa të tjerë, si Harry Kane apo vetë Ronaldo, që bëjnë më pak aksione por me impakt të madh, argjentinasi prodhon aksione me vlerën më të madhe”. Me pak fjalë, diskutim i mbyllur. Ndoshta….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu