• |
ide | kryesore

Ndërtim pa leje nën “hundën” e shtetit dhe vjedhje energjie, si i shpëtoi dy herë burgut Kokëdhima

Lajme, Të fundit

Mihal Kokëdhima, 51-vjeçari pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, ku ndodhi incidenti i bujshëm dhe famëkeq me familjen e turistëve spanjollë, i ka shpëtuar burgut në dy raste të mëparshme për dënime alternative.

51-vjeçari rezulton të ketë qenë i proceduar për vjedhje të energjisë elektrike dhe për ndërtimin pa leje të “Panorma”-s, që u rrafshua sot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT). “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.”- shkruhet në njoftimin e IKMT-së.

Përbën çudi fakti që kjo papajtueshmëri me ligjin nuk është vërejtur më parë, duke konsideruar edhe pozicionimin e lakmueshëm të restorantit, ndërkohë që në aksionin e ndërmarrë me fanfarë nga qeveria kundër informalitetit, janë bllokuar biznese qoftë edhe për mosdhënien e një kuponi të vetëm tatimor.

Megjithatë, Kokëdhima nuk ka qëndruar në burg për asnjërën nga akuzat e lartpërmendura. Në vitin 2015, Gjykata e Vlorës dha ndaj tij dënimin me 18 muaj liri me kusht, që u shua si masë nga Gjykata e Apelit, në zbatim të ligjit të amnistisë së atij viti. Ndërsa në 2017-ën, është proceduar për ndërtim e paligjshëm të restorantit.

 

 

 

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata e Vlorës e dënoi Kokëdhimën me 8 muaj burg, masë që u pezullua duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Përsa i përket ngjarjes që u mësua javën e shkuar, kur Kokëdhima dhunoi një familje turistësh spanjollë, që të pakënaqur nga shërbimi në restorant kanë tentuar të largohen, Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Esmerilda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes ishte Saimir Smaka.

I ndaluari, i cili u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, u përfaqësua ligjërisht nga avokatët Erion Besimaj dhe Kujtim Cakrani.

 

3 Comments

  1. Te gjithe bizneset socialiste kur halja PS eshte ne pushtet nuk paguajne asnje takse, asnje energji, asnje detyrim. Kjo nuk eshte e re , biles eshte mode 30 vjecare. Hajduti nuk paguan , “budallai” ndershem eshte viktima.

    Thirri mendjes o milet i ngelur, sa nuk je vone duku nje here nga Europa te shpetosh te ardhmen.

    Kush ti beje kontroll bizneseve socialiste Marika? Po nuk dolen te gjithe hajdute HECESH, NAFTE, TURIZMI,GURORESH, PYJESH, DETESH, NDERTIME PA KRITER E LEJE, KROMI etj etj nuk quhesh socialist.

    Te marrte lumi madh oj Shqiperi. Qafen thyefshin socialistet te paret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu