• |
ide | kryesore

Ndëshkimi i Kokëdhimës/Me fadroma dhe matrapik kundër cënimit të imazhit

Arkiva, Kryesore



Shteti propagandistik që vepron vetëm me aksione dhe pa ligj e ka rrëfyer edhe njëherë portretin e tij. Ai që guxoi të prishë imazhin e Shqipërisë rilindase në botë duhet ndëshkuar me fis e me farë. Nuk mjaftonte që Mihal Kokëdhima të dënohej për aktin e tij ndaj turistëve spanjollë, por ai pi linçohet publikisht nga qeveria dhe mediat në shërbim të saj.

U desh kjo ngjarje që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) të zbulojë se lokali ku ndodhi krimi ” i prishjes së imazhit” paskësh qënë pa leje. Ai ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin per shembjen e restorantit ‘Panorma’, pronë e Mihal Kokëdhimës, protagonistit të arrestuar pasi dhunoi turistet spanjolle.

1

Lajmin e ka bere vetë me dije IKMT, duke i njoftuar mediat për nisjen e punes që sot në mëngjes. “Mesohet se restoranti i Mihal Kokëdhimës ka qene nje ndertim pa leje” thuhej në njoftimin që u shoqërua me vërshimin e menjëhershëm me forca policie dhe fadroma, qe kane filluar pa humbur kohë punen per shembjen e objektit. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kur të afërmit dhe familjarët i kundërshtojnë këto akte, trysnia shoqërore dhe politike ka qenë aq e madhe sa askush nuk i ka dalë para fadromave.

 

panorma1 panorma 13

Por nuk kanë munguar as rreagimet në rrjetet sociale që shohin në këto akte një hap voluntarist të një shteti arbitrar. “Po të mos gjendej pronari në kofanon e asaj makine, nuk do merrej vesh që lokali ishte pa leje?! Ky është veprim i pastër populist i udhëheqësit, që bën si parimor kur godet shokët e vet. Kokëdhima që goditet nga KokëRama… Kështu bëri edhe Enveri, goditi shokët në fillim, pastaj armiqtë e brendshëm…Veprim i pastër i shtetit komunist! Pa gjyq e pa proçes” ka shkruar ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Ndërkohë që gazetarit dhe analistit Andi Bejtja i ka tërhequr vëmendjen fakti se mediat me urdhër qeveritar kanë prishur të gjithë programacionin e tyre për të transmetuar live ndëshkimin publik të atij që prishi imazhin e Shqipërisë turistike dhe mikpritjes shqiptare. “Terror televiziv” e ka quajtur ai atë që po ndodh: “U mbushen dy ore qe televizionet me te medha informative ne vend japin live pa nderprerje prishjen e lokalit ” Panorma” te te famshmit tashme Mihalit….Ne emer te kujt standarteve mediatike mund ta mbash kameren dy ore te shembja e nje lokali, te prishesh gjithe programmer e tjera, per te zene ekranin me ore te tera me nje matrapik qe shemb nje mur..,Fshat mediatik.,.,Fshat i madh mediatik….Këto tv sot jane vete Mihali qe kane mbi dy ore qe i jane hedhur publikut Shqiptar mbi kurriz ka shkruar ai.

Sado i rënëdë dhe i papranueshëm të jetë në gjenezë rasti i biznesmenit që kanosi familjen e turistëve spanjollë, ky linçim publik që po i bëhet atij, nuk ka dyshim që përbën një tejkalim të frikshëm të masës, në një vend ku askush nuk përfill ligjin.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. mire mo se dhe une kunder pushetit jam , po ai horr i duhej lene gykatesve e prokurove qe te perfundonte si Sajmir Tahiri apo tjere, tja hidhte paqe ?? Po promovojini ndeshkimet e te liqve o injorante nqs doni pak shprese.

  2. Shtet LESHI! Ndëshkohet dikush që prish imazhin pasi doli në TV! Këto të zellshmit e sotëm (inuk, polici, bashkia) ku ishin der dje??? Pastaj pse prishje??? Gjobite ose dhe sekuestroje dhe vëre ndërtesën në shërbim të qytetarëve! Po sa ka si ky! Por kuptohet që është hakmarrje e KM ndaj tij dhe atyre pas tij si kërcënim për tu bindur ndaj Rames! Ps:ça bohet me hotelin e valdrinit, e me skelen “sula” ku vdiqën dy vetë? Apo jeta e shqiptarëve është shumë herë më e parëndësishme se xhami i thyer i turistëve??? Apo nuk e prish imazhin rrëzimi i skeles dhe vdekja e fukarenjve???

  3. Partia ja kishte mbajtur te fshehte Padishahut Mustafa Edvin Rama qe lokali ishte pa leje. Artan Lame Efendiu po legalizonte fshehtazi. Kokedhima per me shume se 10 vjet ishte flamuri i turizmit. Te gjithe te lumtur..deri diten qe Padishahu kriptokomunist u zgjua dhe kuptoi rastesisht ne spanjisht qe po ja hidhte Mihali i Kokedhimes. Te prishet tha – me syte plot sklepa. Sma hedh dot mua njeri . Dhe menjehere te hape gjyq ne Strasburg qe ti paguajme nja 10-15 milione euro te thata nga taksat e deleve. Ngarkohet avokatura e shtetit per ndarjen e parave. 5 % Mihali dhe 95% une si i pari komunist nder shekuj i ketij vendi.
    Gjiri i Porto Palermos shtetezohet nga PPP-ime e rradhes. Keshtu te gjithe perseri te lumtur

    1. Ky ehste nje skenar real. Ne ditet ne vazhdim do te luhen aktet e rradhes.

      Ppulli vezhderr socialist do te brohorase per kryetarin kryekriminel. Edhe bar do hame edhe kryetarin e duam! 😀

      tradita 50 vjecare e iponon kete sjellje. Dhe brezi i vjeter ia tejcon kete brezit te ri , kjo tradite rigjenerohet kuptohet duke degjeneruar nga dora ne dore, por tradita vazhdon—-qofte tek meti tek pazari i ri 🙂

  4. Me i madhi ne Vend NALTMAIDHIMI RAMA tha:

    Do bejme shtet!!!!

    Tani del Dallandyshja e pikas qe qenka pa leje hahahahahaahahah

    Shtet or shtet do bejme!

    Bastardizim i shtetit dhe tallje trapi non stop me popullin veshderr socialist….

    O Mihal mos ca bithe se do e besh me te madh lokalin…. sa te kaloje zhurma vitin tjeter do rrahesh per qejf ke te te doje bitha ..

    Fuga koordinuesi i PR i ka bo zap mediat e kazanit. Edhe u jep leke edhe i shan.Karlo Bollino me shoke lepijne peshtymen e Fuges /Rames/LaliErit (edhe bythen) , shahen marrin dhe leke. Media KazanRama

  5. S’eshte puna te lincimi i Mihalit.
    Nje indivis paikopat ka te drejte te beje c’te doje dhe te denohet per kete.
    Por shteti nuk mund te lere kaq vite nje restorant gjigand ne breg te detit PA LEJE!!!!!!
    Ky eshte SKANDALI I VERTETE!
    Jo lincimi i Mihalit!

  6. Ky shqetesoi dy turiste spanjolle dhe mori ndeshkim spektakolar. Tom Doshi, shqetesoi sekretarin e shtetit me te fuqishem ne bote, qe i hoqi perfundimisht te drejten per te udhetuar ne SHBA, dhe eshte me shume se kurre ne taven rilindase. Si shpjegohet ky paradoks? Te jene kaq idiote shqiptaret, sa te hane propaganden me gjoja zbatim ligji ne kete rast, apo eshte iluzioni rilindjes se po ben nje operacion fantastik imazhi? Valle rilindja beson se ndeshkimi i Kokedhimes, qe godet me grusht e celulare, do kompesoje pasivitetin ndaj atyre qe godasin me arme, droge, para te pishta, ilace te skaduara etj.?
    Fuge je lodhur vllai, ose te ka hyre vetja ne qejf. Nga reagimi duhet ta kesh kuptuar qe shqiptaret jane pak me te zgjuar se c’mendon.

  7. Pra vetem nje “incident” prishi imazhin e vendit! Kur dihet qe ky habitat ka kohe eshte kthyer ne nje bordello te madhe me drita te kuqe. Shtet qesharak!

  8. Kesaj i thone ta kthesh Mihalin nga agresor ne viktime. Por partia tene i di mire punet. Te na rroje sekretari i pare shoku Edvin Hoxha… me falni Rama

  9. Po me turiste shqiptare apo me te huaj “varfanjake”, a ka patur te njetat sjellje ky njeri? Sepse vetvetiu lind pyetja, nese spanjolli do ishte nje njeri i thjeshte, pa ndikim politik dhe pa pasuri, a do te prishej lokali i ketij Kokedhimes? Po te ishte Koco ne raportin e hershem te “dashurise” me Ramen, a do te prishej lokali? Pastaj nese prishja behet per te permiresuar imzhin e Shqiperise, sa godina do duhej te prisheshin per deputetet kriminele te futur ne parlament? Sa lokale apo godina do duhej te prisheshin per kryebashkiaket e inkriminuar? Cfare do duhej t’i benin shtepise se lali Erit, per vdekjen e te ndjerit Ardit Gjoklaj, shto ketu edhe dy te vdekurit e javes se kaluar? Mos valle erdhi i gjithe ky frymezim per prishje ne pike te mengjesit nga thenja e Pirgut, i cili duhej te jepte 100 koncerte per te pastruar njollen qe i ishte vene Shqiperise me prishjen e kepurdhes kryeministrore? Shkurt hesapi, a eshte kjo Shqiperia qe duam, qeverija qe duam? drejtesia qe duam, bashkija qe duam, IKMT qe duam, administrata qe duam?

  10. Jemi ne pike te hallit. Po te kishin qene shqiptare ata klientet do ishte i njejti reagim? Kete e fshine me gjithe fare po mijra hotelet e restorantet qe mbajne flamurin e turizmit shqiptar ca do bejne: qe jane rrezik vdekje pasi skane asnje norme sigurie, jane te piset, zaptues te hapesires publike, zaptues te qetesise publike me britma e muzike te tmerrshme, arrogante e pa kulture. U lodhem me pronare gangsterë, kliente gangsterë e shtet gangster.

  11. Besoj e mbajnë mend gjithë shqiptarët se sa ishte Koçoja (jo Mihali), numuri dy i PS, sadoqë ishin denoncuar ndërtimet pa leje e të jashtëligjëshme të Kokëdhimave, mereshin në mbrojtje nga Rama.
    I gjithë bregdeti shqiptar është i mbushur me ndërtime të tilla pa leje e nëse bëhet një investigim i plotë i tyre, jam i bindur se 90% e këtyre ndërtimeve pa leje, janë kryer në pushtetin lokal e qëndror të socialistëve..
    Po ashtu edhe Tirana e qeverisur nga Rama apo Veliaj, është qyteti kampin i Shqipërisë për ndërtime të pa ligjëshme e me apo pa leje.
    U prish Rama me kryetarin e bashkisë së Vlorës , Gjikën, pa bëri shoun televiziv të shkatërimit të goxha ndërtimit pranë Ujit të ftohtë që kishte leje të rregullt ndërtimi, duke e propoganduar si ndërtim të Bashës, e Shqipërisë ju desh të paguaj 14 milion euro nga vendimi i Gjykatës ndërkombëtare, për këtë veprim personal të Ramës.
    Edhe në rastin e këtij skandalit të Porto Palermos, kam bindjen se ndonëse pronari Mihal Kokëdhima si pronar i restorantit që bëri veprimin e dhunshëm me turistët spanjollë, do të dënohet për veprimin e tij, ama nëse ai do të hedh në gjyq ndërkombëtar aktin e prishjes së restorantit, pa vendim gjyqësor, deri sa ky restorant ka qenë në proçes legalizimi, ai mund ta fitojë këtë gjyq e qeveria do të jetë e detyruar ta dëmshpërblejë.
    Tashmë është një fakt që çdo veprim i qeverisë në të gjitha problemet e shtetit, që nga emërimi i kryetares së këshillit bashkiak të Shkodrës e deri në shkatërimin e restorantit të Kokëdhimës, nuk kryhen me veprime të ligjëshme gjyqësore apo kolegjiale, por vetëm me urdhër të kryeministrit.

  12. po shtepite pa leje, te ndertuara ne toke bujqesore per arsye perfitimi tek unaza e re kur do ti prishni mor jahu. se dalin maloket na bllokojne rrugen perdite e sja u kemi borxh. ajo eshte nje super prishje imazhi. harruat qe ja thyen tjetrit BMW vetem se deshte te klonte ne rrugen qe e ka paguar me taksat e tij?! LIGJI I BARABARTE PER TE GJITHE

    1. O Adrian, shtepite ndertohen me u strehu familjet, nuk jane biznes hotelerie,or (ar)mik i malokeve!

  13. Imazhin e vet komunistet e Rames e kane cenuar me shume tani qe peishne kete biznes gjigand 2000m2 ne bregdet sepse paskesh qene kaq kohe pa leje!
    Nese turisti eveopian eshte merzitur paksa me nje skizofren si Mihali, tani eshte tronditur me shume sepse skizofrenet paskan restorante pa leje fare ne bregdet!!!!

  14. Me mire vone se kurre. Bregdeti duhet ti rikthehet sa eshte e mundur sa ma shpejt e me shume km shqiptareve. Ai restorant mesa mbaj mend ka mbi 15 vjet qe eshte ndertuar ku kane qene qeverite e meparshme?

  15. Hapa televizorin tek stacioni që ndjek cdo mëngjes. Sytë nuk i kisha hapur akoma dhe mendova se po shfaqej ndonjë film me partizanë. Gjëmonte mitralozi (isha ende në gjumë). Ndoshta është filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”-mendova. Mitralozi vazhdonte dhe unë prisja vetëm zërin e aktores që luan rolin e heroinës nga Himara, Persefoni Kokëdhima që do të thërriste “Para partizanë!”

  16. Ky Mihali i shkrete nuk e ka ditur se vendi aty ku ka ndertuar , i duhej kryeplehres, ndryshe nuk do i hidhej makines siper; si Vojo Kushi tankut; dhe mendonte se ti hidhesh siper makines ne kohe paqeje eshet njesoj si ti hidhesh tankut ne kohe lufte! Me kete akt, mendonte i shkreti, do ta benin hero te paqes si trim i çartur…. e mbase do ja legalizonin lokalin, por e pesoi! Sidoqofte harkmarrja primitive e kryedoçit hajdut e tradhetar i kalon kufijte e te njerezishmes!! Pthuu! kellire!

  17. duket qarte qe faji ka qene me shoqeruesin ketu edhe jo me kete mavrine qe edhe lokalin ja prishen.
    Megjithate ripjellja nuk ka per te qene perjete maje fikut edhe nje dite edhe ky ka per ti marre leket e tija nga taksat e shtetit edhe jo nga xhepi i edi rames edhe karlo (hajdar/genci) bollinos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *