• |
ide | kryesore

Ngritja e SPAK/ Kush janë prokurorët që do të hetojnë korrupsionin (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zgjedhur 15 prokurorët që mund të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), nëse arrijnë të kalojnë me sukses kontrollin e trefishtë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Pas kryerjes së një procesi përzgjedhës, KLP bëri më 16 korrik pikëzimin e kandidaturave mes të cilëve kryesojnë prokurori Altin Dumani, aktualisht i komanduar në krye të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Dumani ndiqet nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, i cili zotëron një CV të pasur në hetimin e grupeve kriminale.

Pjesë e të përzgjedhurve nga Këshilli është edhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Elizabeta Imeraj, aktualisht e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës. Imeraj është konsideruar si “gruaja e hekurt” gjatë përfaqësimit të organit të akuzës në çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ka shqyrtuar dosje të krimit të organizuar dhe të funksionarëve të lartë.

Mes të përzgjedhurve është edhe prokurori që aktualisht ka nën hetim dosjen ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Klodian Braho. Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra, prokurorë në Prokurorinë për Krime të Rënda janë gjithashtu në listën e 15 më të mirëve.

Më tej, lista vijon me prokurorët Ndini Tavani e Elida Kaçkini, të Prokurorisë së Tiranës, Arben Krajën, prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Anita Jellën, drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit dhe Enkeleda Millonajn, prokurore në Elbasan.

 



7 Comments

  1. Pra, keta qe sot i lepihen Arta Markut.

    Lepirja faqen e zeze ka, pa gje ste le 😀

    Kushtin e pare per te qene aty e plotesojne : devotshmeria per ti sherbyer pushtetit. ose me shkoqur per koqet e mediave KazanRama, jane prokurore qe perdoren nga pushteti.

    Duke pare nivelin alarmant te shtetit te se drejtes ne Shqiperi, abuzimin masiv me te drejtat dhe lirite themelore te qytetareve, ku shteti eshte ne rolin e dhunuesit , abuzuesit dhe kriminelit, gjyqeve popullore te tradites se enver hoxhes, mund te arrijme ne perfundimin katerciperisht te vertetuar qe keta SPAK-ASPAK jane te deshtuar qe ne lindje.

    Nje reforme e deshtuar dale nga zyra fondacionesh sjell pikerisht kete ASPAK 😀 rezultat.

    Slogani i Kohes se Sotme : Te ike kush te munde!!!

  2. Ne a.erike jane vrare nga dhuna policore 590 persona dhe nje ne protesten e pundit ne portland. 250 me ngjyre 124 hispanike. Asnje polic i denuar. Brenda nje viti. Ky vendi i madh qe po vendos ” demokracine ” ne mbare boten ka bete po ben dhe do beje ” drejtsi” dhe ” demokraci” ne ballkan. Hahaha gjithe te mirat shqiptare. Gjithe te mirat prisni. Rruges jane.

    1. duket qe je sorrosist. racist ne emer te mosracizmit. cun i vogel do llokum

      krimineli ska ngjyre, pse thua me ngjyre latin hispanik etj?? keta qe u vrane kishin faj ?? apo ti e di qe ishin te pafajshem ?!
      keta police tejkaluan detyren per shkak te ngjyres ?? apo ti e di qe kane faj ?!
      nje komunisto-sorrosit shpifes – e keni ejf shpifjen ju – eshte simboli i pafuqise suaj per te qene njerez te respektuar dhe te ndershem. Doni me vjedh dhe filloni me shpif qe ne bark te nenes.

      cuni vogel do llokum,

      Termet termet , ia ke q….nanen krejt….. RILINDJE

  3. Kush jane kete persona? Di njeri se cfare historiku kane? Njerezit kane te drejte te informohen, ne fund te fundit nga taksapaguesit shqiptare do paguhen.

  4. Njeri me kurve se tjetri . Kush i nje keta , njehe edhe bemat e tyre ne gjobevenie . Jane tjeshte hajduter te liçensuar. Po pritem drejtesi nga keta atehere kete vend e ka marre mortja me kohe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *