• |
ide | kryesore

Personazhet publikë dalin në mbrojtje të Meghan dhe Harry

Paparazzi, Slider



Meghan Markle dhe Princ Harry jo rrallë gjenden në fokus të kritikave të ashpra për veprimet e vendimet që marrin. Rasti i fundit ishte pak ditë më parë kur çifti përdori një avion privat për të shkuar në Francë. Sipas njerëzve, kjo bie ndesh me filozofinë e tyre për mbrojtjen e mjedisit.

Por kritikat e shumta kanë bërë që personazhet e njohur t’i dalin në mbrojtje Meghan, duke shpërndarë mesazhin e të qenit më të sjellshëm e pozitivë me njëri-tjetrin. Si fillim ka qenë Ellen DeGeneres që nëpërmjet një fotoje të dukës dhe dukeshës, tregoi për takimin me ta:

“Portia dhe unë takuam Princ Harryn dhe Meghan në Angli për të folur për punën e tyre në konservimin e jetës së qenieve të egra. Ata ishin njerëzit më me këmbë në tokë, më të dhembshur që kam takuar. Imagjino të të sulmojnë për çdo gjë që bën.Më pas, shqetësimin e tij e shprehu dhe Elton John:

“Jam tmerrësisht i shqetësuar nga komentet e shformuara dhe keqdashëse që kanë qarkulluar në media, përsa i përket qëndrimit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex në shtëpinë time në Nice javës që shkoi.

Mamaja e Princ Harry-t, Diana, Princesha e Ëales ishte një nga mikeshat e mia më të mira. Ndjej një detyrim të thellë të mbroj Harryn dhe familjen e tij nga ndërhyrjet e panevojshme të medias, që kontribuoi në vdekjen e parakohshme të Dianës.

Pas një viti të tensionuar me punën dhe dedikimin e tyre për bamirësi, David dhe unë donim që familja e re të kishte një udhëtim privat në qetësinë dhe sigurinë e shtëpisë sonë. Për të mbajtur një nivel të lartë mbrojtjeje të nevojshme, ne i vumë në dispozicion një udhëtim me avion privat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *