• |
ide | kryesore

Racizmi ndaj Pogba mobilizon Twitter: “Do takohemi me Manchester United”

Sport



Fyerjet raciste ndaj Paul Pogba kanë bërë shumë zhurmë. Racizmi që mbretëron në rrjetet sociale nuk ndalet as përpara yjeve të futbollit, por këtë herë Twitter, rrjeti social ndoshta më pak i përhapur ndër të rinjtë, por shumë i përdorur nga personat vip, ka vendosur të lëvizë, pasi mesfushori i Manchester United është sulmuar me fyerje raciste për penalltinë e humbur kundër Wolves, ashtu si i ndodhi pak ditë më parë edhe Tammy Abraham të Chelsea.

“Në javët e ardhshme, përfaqësuesit e Twitter – lexohet në komunikatë – do të takohen me Manchester United, Kick It Out (organizata kundër disckiminimeve që vepron në botën e futbollit) e cilindo tjetër përfaqësues të shoqërisë civile, të interesuar të njihen me punën proaktive që Twitter po bën për tu përballur me fenomenin e abuzimeve raciste online kundër futbollistëve në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi mbajtur gjithnjë një dialog të hapur por e dimë që duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur përdoruesit tanë. Sjelljet raciste nuk kanë vend në platformën tonë, i dënojmë ashpër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *