• |
ide | kryesore

Rasti “zhvatja”/ Kërkohet paraburgim për Prokuroren Speciale të Maqedonisë së Veriut

Planet



Prokurorja speciale, Katica Janeva, është arrestuar nga Policia maqedonase si e dyshuar për përfshirje në skandalin e korrupsionit të njohur si rasti “Zhvatja”. Organi i akuzës ka kërkon masën e paraburgimit për Janeva-n, e cila në mesditë u shoqërua në Komisariat nga forca të shumta policore.

Prokurori Publik, Lubomir Jovevski, tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes së 1.5 milion eurove të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e Speciales. Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, dy persona që shihen në videon e publikuar duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev, se në bashkëpunim me prokuroren do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Gjykata Penale duhet të vendosë mbi kërkesën e prokurororisë për paraburgosjen e Janevës, e cila të martën ka dëshmuar para Prokurorisë lidhur me këtë rast, ku ka deklaruar se argumentet e saj do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë të rastit.

Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike në Maqedoni, ku VMRO-DPMNE në opozitë akuzon kryeministrin Zoran Zaev për përfshirje në krimin e organizuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *