• |
ide | kryesore

Ribery çmend tifozët e Fiorentinës, fluturojnë shalle e këndohen kore

Sport



Sulmuesi francez Franck Ribery ka mbërritur tashmë në Firence i pritur nga rreth 300 tifozë, të pranishëm në aeroportin fiorentin të Peretola. Ish-lojtari i Bayern Munchen konsiderohet tashmë një “Fenomen”, nga tifozët e tij të rinj, dhe nuk kanë ngurruar ta legjitimojnë me koret entuziaste. Franck Ribery, i veshur viola, i ka përshëndetur tifozët, duke ndezur atmosferën.

Rocco Commisso po ndërton një skuadër ambicjoze: shumë blerje të tjera vec francezit, nga Boateng tek Pulgar. E qendrimi i Chiesa e ka bërë repartin ofensiv të frikshëm, sidomos pas ardhjes së Ribery.

Shumë buzqëeshje, ndonjë autograf, e fjalët e para si futbollist i Fiorentinës. “Jam i lumtur, kam folur për një javë me Fiorentinën, por edhe me Luca Toni. Më ka thënë se Fiorentina është një klub i madh e Firence një qytet i mrekullueshëm. Edhe italishtja më pëlqen dhe e flas pak, por duhet të përmirësohem. Faleminderit të gjithëve”. Tani Ribery do të kryejë vizitat mjekësore, për të shkuar më pas në qendrën sportive për të firmosur kontratën dy vjecare (me më shumë se 4 milionë euro) që do ta lidhë me Fiorentinën. Pothuaj e sigurtë prezantimi nesër para shtypit e tifozëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *