• |
ide | kryesore

Robert De Niro pushon punonjësen , ‘ Shikonte filma në orar pune’

Paparazzi, Slider



Robert De Niro përmes “Canal Productions”, kompanisë së tij të prodhimit, paditi ish-asistenten, duke kërkuar si dëmshpërblim 6 milionë dollarë, pasi sipas tij asistentja shikonte shumë seriale në “Netflix”, në vend që të punonte, si dhe bënte shpenzime pafund në kurriz të agjencisë.
“Variety” shkruan se hapi ligjor u ndërmor edhe pas faktit së aktori i kishte propozuar gruas postin e zv/presidentit të kompanisë, me një pagë 300.000 dollarë në vit.
Në dokument citohet “se ajo nuk e mori për bazë besimin e kompanisë dhe i kalonte ditët duke parë seriale televizive”.
Siç dhe shkruhet në media, në janar gruaja pa 55 episode të “Friends” në katër ditë, duke porositur havjar për drekë dhe duke shkuar në lokale të shtrenjta. Dhe gjithçka me shpenzime të kompanisë.
Në dokument thuhet se në total gruaja shpenzoi mbi 30 mijë dollarë në ushqim, në dy vjet, dhe 32.000 dollarë në taksi “Uber”, si dhe shpenzime të tjera në emër të De Niros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *