• |
ide | kryesore

SHBA i refuzon vizën të dashurës së kryeministrit britanik

Planet, Të fundit



SHBA i ka refuzuar vizën të dashurës së kryeministrit britanik, Boris Johnson. Carrie Symonds u ndalua të hyjë në Amerikë pasi u zbulua se shkoi në Somaliland në 2018. Kërkesa e 31-vjeçares u refuzua pasi ajo aplikoi të shkonte në SHBA. Ajo iu ndalua të hynte në Amerikë sepse shkoi në vendin e Afrikës Lindore që aktualisht ndodhet në një luftë civile.

Gjatë udhëtimit Symonds u takua me presidentin e vendit Muse Bihi Abdi ku raportohet se diskutuan çështjet e grave dhe ndotjen e detit.

Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie diplomatike me Somaliland që kur u nda me Somalinë, por SHBA jo.

Kur aplikojnë për viza vizitorësh, të njohur edhe si Estas, njerëzit pyeten nëse kanë qenë në Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali ose Jemen pas 1 Marsit 2011.

Nëse kanë qenë në ndonjë prej atyre vendeve, atëherë Esta i refuzohet.

E dashura e kryeministrit anglez do udhëtonte drejt SHBA si pjesë e punës së saj me Oceana, një grup ambientalist me bazë në SHBA.

Për shkak se Symonds nuk është e martuar me Kryeministrin nuk ka gjasa që Downing Street të ndërhyjë në emër të saj. Johnson është akoma i martuar me gruan e tij të dytë Marina Wheeler, nënë e katër fëmijëve të tij.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *