• |
ide | kryesore

Shembja e restorantit të Kokëdhimës, reagon Patozi: Qeveria e kap lepurin me qerre, por Edi Rama…

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje me aksionin e ndërmarrë që në të gdhirë të ditës së sotme nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e restorantit “Panorma” në Porto Palermo, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, 51-vjeçarit që dhunoi familjen e turistëve spanjollë pas një incidenti në biznesin e tij.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Patozi shkruan se kryeministri Edi Rama “ka shumë vite që pretendon se ‘Rilindja’ e tij ka bërë shtet”, duke vënë në dyshim padijeninë e strukturave përkatëse për ndërtimin e paligjshëm të Kokëdhimës me ngritjen e pyetjes: “A duhet patjetër që të kacavirresh tek xhami i një makine në ecje, pasi të kesh bèrë një sherr horror me ca turistë të huaj, që të zbulohet se ke prej vitesh njè restorant pa leje?”

Postimi i Patozit:

Të vjetrit thonin që qeveria e kap lepurin me qerre. Edi Rama ka shumë vite që pretendon se “Rilindja” e tij ka bèrë.shtet.

Tani pyetja èshtë, a duhet patjetër që të kacavirresh tek xhami i një makine në ecje, pasi të kesh bèrë një sherr horror me ca turistë të huaj, që të zbulohet se ke prej vitesh njè restorant pa leje?

Jo shtëpi, ku ke futur kokën, por lokal 2 mijë metra katror në zonën më tërheqèse të Rivierés së Jugut.

Ndaj edhe skenat e prishjes publike të ndërtesès së Kokèdhimës, pa zbardhur ende dita, janë po aq të pështira sa edhe ulërimat e tij pas xhamit të thyer, imazhe të cilat nuk ka aktor filmash “action” në botë qè t’i marrë pèrsipër per t’i imituar.



4 Comments

  1. Aq e peshtire eshte edhe fytyra jote more plehre….. prandaj PD nuk e beri asnje here piken e hajrit, sepse kishte ushunjeza si puna jote qe i pinin gjakun avash avash deri sa ti benin gropen. Funderrine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *