• |
ide | kryesore

Si qëndron e vërteta e lidhjes së Adrola Dushit me Pavllo Zengo

Paparazzi, Slider



Herë pas here, në profilin e saj në Instagram, modelja Adrola Dushi ka ndarë foto me një mashkull simpatik të quajtur Pavllo Zengo.

Dyshja është parë shpesh në shoqërinë  e njëri-tjetrit dhe kaq ka mjaftuar që të përflitet se ata janë në një lidhje bashkë.

Mbrëmjen e kaluar, Adrola publikoi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqej krah Pavllos dhe krahas saj kishte shkruar “Pavllo im”.

Menjëherë në postimin e saj vërshuan komente ku ndjekësit komplimentonin çiftin, duke u shprehur me bindje se ata ishin bashkë.

Mirëpo, pas këtyre komenteve, Adrola e ndryshoi shkrimin e saj, duke shtuar: “miq deri në fund”.

Me këtë veprim, ajo ka sqaruar njëherë e mirë zërat se është në një lidhje të re, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe modelit ka vetëm shoqëri.

Kujtojmë se prej kohësh modelja është ndarë nga partneri i saj, Adis Patushi, me të cilin ka një djalë të quajtur Troi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *