• |
ide | kryesore

“Ti mos ik, do të jap shiritin e kapitenit”. Kështu Dzeko qendroi tek Roma

Sport



Edin Dzeko i ka befasuar të gjithë, ose ndoshta gati të gjithë. Sepse nga ajo që tregon sulmuesi boshnjak, duket se shokët e tij të skuadrës nuk kishin shumë dyshime mbi faktin se do të qendronte tek Roma. E kanë patur të drejtë: nuk shkoi tek Inter, por rinovoi me verdhekuqtë. Në intervistën e dhënë për RomaTV, lojtari ka treguar edhe arsyen.

“Jam i lumtur që të tjerët janë të kënaqur që qendrova këtu me shokët e mi skuadrës – shpjegoi -. Nuk dua ti quaj kështu, por miq, vëllezër. Ishin gjithnjë aty duke më vënë nën presion: ‘Ti nuk do shkosh askund, do rrish këtu’. Kam një raport shumë të bukur me të gjithë, Pellegrini e Florenzi më thoshin cdo ditë ‘Në fund ti do të rrish këtu’…”. E Florenzi insistonte: “Nëse firmos do të jap shiritin e kapitenit”. E pas firmës më tha: “Është i yti”, por unë i thashë: “Je kapiteni ynë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *