• |
ide | kryesore

“Vesha mbathjet e CR7”: Klopp konfirmon legjendën për finalen e Kiev

Sport



Asnjëherë banal, vullkanik, një nga ata që pëlqen të zbavitet me lojtarët e tij: Jürgen Klopp është i tillë. E tragon cdo fundjavë në Premier League, e ka treguar në Champions: ka fituar të fundit, ka humbur të parafundit. Për menaxherin gjerman gjëja më e rëndësishme është ta provojë deri në fund e të mos reshtë së zbavituri, edhe në vigjilje të një ndeshje të fortë. Kështu ndodhi edhe pak orë nga sfida kundër Real Madrid të Zinedine Zidane në finalen e dy viteve më parë.

Mesfushori Gini Wijnaldum ka rrëfyer se Klopp u përpoq të ulte tensionin para ndeshjes së Kievit me Real në 2018 sipas mënyrës së tij, duke veshur mbathjet e rivalit Cristiano Ronaldo: “E përgatiti ndeshjen me këmishën e futur në boxer të CR7. Gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes u shtrinë përtokë duke qeshur me të madhe”. Pas zbulimit të Wijnaldum, ka ardhur edhe konfirmimi i Klopp: në 2018 ndodhi pikërisht kështu.

Pak muaj më parë Liverpool mori revanshin, kundër Tottenham, në finalen e Wanda. Pas këtij suksesi, Klopp është vlerësuar nga Bild si trajneri i vitit e në këtë rast tekniku përfitoi të konfirmonte historinë e treguar nga hollandezi: “Disa vjet më parë më rastisi që të blija mbathje dhe kapa ato të firmës së Ronaldos. I kam ende, po nuk i kam veshur më. Gjatë finales i vesha dhe gjatë stërvitjes i mbaja të ngritura shumë lart, gati poshtë gjoksit. Ishte zbavitëse”. Në fushë nuk shkoi mirë, por të paktën para fushës Klopp e bëri Liverpool të zbavitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *