• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nxënësit në radhë për tu rrahur nga vetë drejtori i shkollës

Syri i Lapsit



Aktet e dhunës në shkolla janë shpesh temë e diskutimit, kudo në botë. Një rast i tillë vjen nga shkolla “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg, por që ka bërë xhiron e internetit. 

Protagonist i ngjarjes është bërë drejtori i shkollës. Ai detyron nxënësit që të vijnë në radhë përpara tij për t’i goditur.

 

“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit.

Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës” – thuhet në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikano-jugor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *