• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zhytësit habiten nga ajo që gjejnë te “Titaniku”

Planet



Një ekip eksploruesish janë zhytur pranë rrënojave të anijes “Titanik” 107 vite pas mbytjes së saj. Sipas asaj që shkruan BBC, ekspertët që kanë organizuar disa ekspedita në 15 vitet e fundit janë trishtuar nga ajo çfarë kanë parë nga anija më e njohur në histori.

Ata kanë gjetur vetëm një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi dhe për pak kohë nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga Titaniku. Sipas të njëjtave burime ishte zhdukur vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”- thotë historiani Parks Stephenson. “Titanik” u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut. Në bord ishin kishte 2200 persona dhe më shumë se 1500 prej tyre gjetën vdekjen pas përplasjes me një ajsberg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *