• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës”: Shkodra në ngërç, Voltana Ademi nuk ikën nga zyra

Lajme, Të fundit



Një ditë pas njoftimit se Ministria e Financave dhe Ekonomisë bllokoi financat e Bashkisë Shkodër për shkak të përfundimit të mandatit të kryetares së kësaj bashkie, Voltana Ademit, është po kjo ministri që përmes një deklarate për mediat, bën të ditur se “strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi se: “Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”.

Por në njoftimin e saj Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk bën të ditur nëse në ditët në vazhdim, do të likuidojë apo jo faturat e kësaj bashkie të firmosura nga Voltana Ademi, të cilës, sipas kësaj ministrie i ka përfunduar mandati një ditë më parë.

Vetë zonja Ademi, e cila ndoqi sot punimet në një nga projektet e bashkisë, tha se asnjë nëpunës civil nuk mund të marrë përsipër të bllokojë procedurat që lidhen me vijimësinë e shërbimeve dhe investimeve në këtë bashki dhe se, për këtë, ajo do të ndjekë rrugën ligjore.

Zonja Ademi përsëriti se, me gjithë vështirësitë dhe presionin politiko-kriminal, do të vazhdojë detyrën deri në zgjedhjet e reja për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak.

“Ne do të vijojmë të aplikojmë vetëm ligjin. Presim përgjigje zyrtare. Normalisht, çdo mosmarrëveshje, sikurse parashikon Kushtetuta dhe ligji shqiptar, e zgjidhin gjykatat. Dhe, për këtë rast, ne do t’i drejtohemi gjykatës. Puna do të vazhdojë sepse nuk mund ta ndalë askush. Nuk është çështja të ndalësh kryetaren e Bashkisë Shkodër. Unë jam një ndër qytetarët e qytetit dhe bashkisë së madhe të Shkodrës dhe mendoj që nuk është e drejtë, është arbitrare, cenon të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për të gjithë banorët, që kanë nevojë të përfitojnë shërbimet dhe të vazhdojnë investimet e Bashkisë së Shkodrës”.

Një ditë më parë, përmes postës elektronike, zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njoftuan Bashkinë e Shkodrës për bllokimin e financave pasi, sipas ligjit, kryetares së bashkisë i mbaroi mandati me datën 20 gusht, në orën 16 e 30 minuta dhe se për ditët në vazhdim do të ishte Këshilli Bashkiak ai që do të zgjidhë problemin.

Kryetarja e Këshilit të sapokonstituuar të Bashkisë, Brisela Kadija, e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se “Këshilli Bashkiak është në proces të zbardhjes së vendimeve të mbledhjes së parë të konstituimit dhe se, pas kësaj, do të vazhdohet me procedurat ligjore, ashtu siç e parashikon ligji”, duke mos qartësuar kështu, se si do të veprohet me mandatin e zonjës Ademi.

Rasti i Bashkisë së Shkodrës ka krijuar një situatë të paqartë jo vetëm për analistët, por edhe ligjvënësit. Dorëheqja e fituesit të zgjedhjeve të 30 qershorit për këtë bashki, Valdrin Pjetrit, dhe deklarata e Presidentit të Republikës se nuk do të dekretojë zgjedhje të pjesshme për Shkodrën, kanë krijuar ngërç në drejtimin e kësaj bashkie.

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen dy javë pas Zgjedhjeve të 30 qershorit, të zhvilluara pa pjesëmarrjen e opozitës. Dorëheqja e tij erdhi pas publikimit nga ana e PD-së e dokumenteve që vërtetonin dënimin e tij në Itali, në vitin 2003, për trafik të lëndëve narkotike si dhe dëbimin e tij nga Italia./VOA



5 Comments

  1. Po qarkullon nje lajm qe nese eshte i vertet do shenoj fundin e rames…….PD do organizoj kongres te jashtzakonshem ku do kerkohet pezullimi i Lulit dhe drejtimi i PD me kater nenkryetar, me qellim bashkimin e gjithe kontributeve te djathta

    1. Qe ke pae nanen kurve shihet por vajza jote duhet te jet karakurve derisa te duron ty qe perdor fjalor rrugaci per nje nje grua dhe familjare te ndershme.Te peqen apo jo drejtimi i saj eshte pune e ytja.Por te te shaj bushetr do ofendoja racen e qejve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *