• |
ide | kryesore

Arbitri që nuk pa kafshimin e Suarez ndaj Chiellini bëhet… trajner

Sport



Nga arbitër në trajner. Kjo është historia e vecantë e Marco Antonio Rodriguez, ish-arbitri meksikan, që tani është bërë trajneri i ri i Salamanca, formacionit spanjoll që luan në Segunda Division. 45 vjecari, që ka drejtuar tre Botërorë në karrierë, do të kujtohet gjithnjë për dy ndeshje. Në Kupën e Botës 2014, Rodriguez drejtoi Italia-Uruguay e u fut në histori se nuk pa kafshimin e Suarez ndaj Chiellini. Në të njëjtin turne drejtoi edhe humbjen historike të Brazilit 1-7 ndaj Gjermanisë.

Në fund të atij Botërori, Rodriguez vendosi të tërhiqet nga karriera arbitrale për të studiuar për trajner. Pesë vjet më pas, vjen edhe detyra e parë për ish-arbitrin, që do të marrë vendin e José Luis Trejo, i cili nuk mori dot licensimin nga Federata Spanjolle, por qendroi gjithësesi në stafin teknik. “Ashtu si i kam thënë edhe presidentit, trajneri jam unë, vendos unë e drejtoj unë – ka thënë ai në konferencë për shtyp – Prezenca e José Luis mund të keqinterpretohet. Nuk ka autoritet në vendime, përgjegjësi jam unë”.

Ndërsa në raport me ish-kolegët, Rodriguez është i qartë. “Do të kem respekt maksimal për arbitrat, nuk zbresim në fushë kundër tyre – shpjegoi ai – Nuk do qesh kurrë nëse do ketë gabime, por do protesoj vetëm nëse do të ketë gola të shënuar me dorë ose nëse dëmtohet keq ndonjë futbollist i imi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *