• |
ide | kryesore

Berguzar Korel, sërish shtatëzanë

Paparazzi, Slider



Berguzar Koreli dhe Halit Ergenc janë dy nga aktorët e preferuar turq jo vetëm në vendin e tyre por edhe në Shqipëri. Ata u bënë të njohur për rolet e tyre tek “1001 netë” ku luanin të dy rolet protagoniste, të Onurit dhe Shehrezades e më vonë për sukseset në “Karadai” apo “Sulejmani i Madhërishëm.

Lajme të mira na vijnë së fundmi prej dyshes që nga të dashuruar në skenë u bënë edhe në jetë. Berguzar dhe Halit do të bëhen prindër për herë të dytë.

Ata janë martuar në vitin 2009 dhe janë prindër të një djali të quajtur Ali. Së fundmi në mediat turke kanë qarkulluar lajmet se dyshja janë në pritje të fëmijës së dytë. Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë aktorja, e cila ka pranuar e lumtur lajmin se është shtatzënë.

“Çdo gjë po shkon rrugës së mirë. Lajmi rreth shtatzënisë është i vërtetë. Ne jemi duke e pritur fëmijën tonë të dytë. Një ndjenjë shumë e mirë. Dashtë Zoti që të gjithëve t’ua mundësojë këtë përjetim”- është shprehur aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *