• |
ide | kryesore

Çudi në Gjermani: penalltitë zgjasnin ndeshjen, policia e ndërpret për të mos prishur qetësinë publike

Sport



Tensioni në majë, si gjithnjë kur puna arrin te penalltitë. Tentativa e parë, e vendasve, realizohet, e dyta, këtë herë për miqtë, gjithashtu. Kaq, sepse papritur ndërhyn policia në fushë e detyron arbitrin të përfundojë ndeshjen. Kjo është ajo që ndodhi në Gjermani, në kupën e diletantëve, gjatë ndeshjes mes Pirates F.C. e SV Studernheim.

Pas 120 minutash lojë, përfshirë shtesat, Pirates e Studernheim ishin ndarë në barazim 2-2. Kualifikimi duhej të vendosej me penallti, por pas dy goditjeve të para policia i kërkoi arbitrit të mbyllë ndeshjen, me arsyen e thjeshtë: “Për të garantuar qetësinë publike ndeshjet duhet të mbaronin brenda orës 21.30″. Në të kaluarën banorët e lagjes në të cilën Pirates kanë stadiumin e tyre janë ankuar shpesh për britmat në orët e vona, për këtë është ndaluar që ndeshjet të kalojnë përtej orës 21.30. Në fakt, ishte ora 22 kur ndërhyri policia. Në fakt ndeshja filloi me vonesë, sepse përndryshe sdo të kishte patur probleme. Dy skuadrat u prezantuan në fushë me fanella të zeza e u desh shumë përpara se të gjendej një fanellë alternative.

Në Gjermani ka një precedent kurioz që i takon një skuadre, aktualisht e impenjuar në Bundesliga: Paderborn. Banorët që jetojnë në lagjen e stadiumit hapën një gjyq në 2005 për britmat e orëve të vona dhe festimet e zhurmshme pas një fitore, duke marrë si rezultat që ndeshjet e Paderborn të mos shkojnë përtej orës 22 (edhe sot është kështu).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *