• |
ide | kryesore

Debati në “kupolën” e PS në Shkodër, Senida Mesi i përgjigjet Bashës: Po të ishe burrë…

Lajme, Të fundit



Ish-zv.kryeministrja, Senida Mesi, ka reaguar një ditë pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me njerëz të krimit dhe të drogës për të mbledhur vota në Shkodër, duke përmendur një emër të përveçëm: Pëllumb Gjokën, që sipas tij ka lidhje të forta me bandën e “Bajrave”.

Referuar debatit të zbardhur nga mbledhja e ditës së dielë të organizuar nga Partia Socialiste në Shkodër (lexo më poshtë), para konstituimit të këshillit bashkiak të hënën, më 19 gusht, Basha shkruante në një postim në “Facebook” se “dëshmia e Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi”.

Në postimin e tij, kryedemokrati theksonte ndër të tjera se “Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste”.

Në kundërpërgjigje, deputetja socialiste në Shkodër mohon tërthorazi vërtetësinë e procesverbalit të mbedhjes së PS-së, duke pretenduar se “është shkruar në zyrat e PD-së”.

Po të ishte burrë, s’do kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam ‘dëshmuar’, por do e kishte thënë vetë. Po të ishte lider, do të kishte gjetur vetë provat dhe do të kishte dërguar gjithë të fortët dhe trafikantët pas hekurave që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm.”- shkruan ndër të tjera Mesi në një postim në “Facebook”.

Postimi i Senida Mesit

Mora vesh që Lulzim Basha, ka nevojë për mua për “kauzën e tij RAMA IK”, se normal edhe ato pak demokratikas që kishte i largoi dhe përmes “proçesverbalit” të mbledhjes së PS Shkodër të shkruar në zyrat e PD-së kërkon ndihmë.

Po të ishte burrë, s’do kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë.

Po të ishte lider, do të kishte gjetur vetë provat dhe do të kishte dërguar gjithë të fortët dhe trafikantët pas hekurave që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm.

Lulzim Basha, betejat e mija në jetë i kam bërë dhe do vazhdoj t’i bëj vetë, me integritet dhe dinjitet. Po ti kur do i bësh i vetëm betejat e tuaja?

Lulzim Basha, nëse do të bësh ndryshimin, krijo besimin dhe parakushti është të thuash të vërtetën. Njerëzit mund të falin gabimet e mendjes por jo ato të shpirtit.

Nuk jam unë as shkaku e as problemi, shiko nga vetja dhe së paku të kuptosh një herë të vetme se loja jote jashtë sistemit ka vetëm një emër Dështim, ndërsa ai që sjell dështimin e ka një emër Dështak.

 

Debati i plotë i këshilltarëve socialistë të Shkodrës:

Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm, z. Balla, ju përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për kryetare këshilli të jetë grua. Për këtë, ne kemi propozuar Briseda Kadian. Nga T. Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate, do të përjashtohet nga partia. (zhurmë në sallë)

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këto urdhra. Së pari, të vini e të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundër emrit që propozoni. Por e njohu KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu, pa na pyet e pa na njoftë po na e sjell edhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin.

Senida Mesi: Të mirëkuptoj, nuk heq asnjë presje. Por ky është urdhër politik.

Blediana Nika: Së pari, të vijnë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po..po. se nuk u morët vesh ju në këto dy vjet e gjysmë e jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas se kam sjellë më shumë vota se kushdo. Dhe mos ma drejto gishtin mua kur flet.

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë, e dimë mirë. Prandaj, respekto debatin dhe fol me radhë.

Tereze Brigja: Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS-ja e Shkodrës. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë, as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prapë figurë tjetër. Flas se kam kontribut në vite, kam derdh djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?! Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votën, se jena malsorë e kena besë. Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prapë na komandoni. Të zhytur në turp!

Luan Heta: Situata është e paprecedent. Nuk i vëmë faj askujt…ne kemi humb pa kundërshtar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim. Jam plotësisht dakord me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzë se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe me emër të KM-së dhe T.Ballës!

Senida Mesi: Ne kemi urdhër politik për këtë emër dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.

Hilmi Sakti: Po ne nuk jemi repart ushtarak që urdhërohemi kështu.

Nersada Mandija: Propozoj Arvit Osjen, le ta bëjmë me votim dhe të hapur. Të çojë dorën kush është për Arvit Osjen kryetar. (ngrihen 32 duar)

Senida Mesi: Një sekondë, se po na ngatërroni. Ka vendim politik për këtë. Briseda është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.

Briseda Kadia: I kuptoj polemikat për dy arsye. E para, për shkak të situatës së ditëve të fundit dhe e dyta, se nuk jemi mësuar me pushtet. Unë jam kontaktuar para një muaji për këtë pozicion, kam mbështetjen e deputetëve, e kisha dhe të Valdrinit.

Hekuran Gjorreta: Na vijnë veç katapultime, nuk jemi dele, prapë po na katapultoni, unë nuk e njoh.

Hilmi Sakti, drejtuar Luan Hetës: Do japësh llogari para KM-së që je dakordësuar me ata të tjerët dhe vjen e bën zhurmuesin këtu sa herë flet njeri. Po na tregon si negociohet pa bërë zgjedhje. Kam ardh para jush në PS. Kërkohet 10 minuta pushim që të dakordësohen mendimet. Sillet kutia e votimit në sallë.

Ora 22:00, rifillon mbledhja.

Luan Harusha: Ju bëj me dije çfarë vendosëm bashkë me deputeten Mesi. Për kryetar të KB do votoni Briseda Kadian, nënkryetarë Arvit Osjen dhe Tereze Brigjën.



6 Comments

  1. turp , gru llapazane , te perdori perversi dhe te hedhi si limu te shtrydhun dhe prap vzhdon ti servilosersh perversit , as kandidate per bashkine shkoder ku u vete deklareove si kandidate nuk te nxorri perversi dhe prap se prap vazhdon ti sevilosesh , te nderroi me nje hadut -katundare dhe prap vazhdon ti servilosesh , llapazane , turp , je femer shume e ulet .

  2. Shoku rama nuk ja ka derguar te keq mes papagalles. Po per te qeshur kur ndan shpirtin nga mendja.se te dyja per cdo njerin ka vetem nje pronar. Po nejse. Robi ben ate qe di te beje.

  3. O zoje nuk ka rendesi kush e tha i pari, ti pranove se ne velipoj ju e dini kush dhe si i mbledhe votat. Por prape arketare banke mbetesh nuk ban dot pulitik. Servile dhe llapiste mbetesh nuk ngrehesh dote ma nalt, pasi si arketare me lepi ke mesu nga nr pareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *