• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Pse u qëllua me plumb në kokë 26-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u plagos me plumb në kokë nga një tjetër person teksa ishte duke rregulluar kondicionerin në një vilë 3-katëshe që po rikonstruktohej, në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Sipas policisë së Tiranës i plagosuri është Indrit Çelaj, lindur në Mallakastër dhe banues në Tiranë ndërsa autori është një person me iniciale L.V. i cili është shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës dha një informacion zyrtar, duke sqaruar se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 dhe i riu nga Mallakastra, ishte duke punuar në vilën në rikonstruksion, së bashku me një punëtor tjetër. Ka qenë ky i fundit që i ka rrëfuar policisë se një person erdhi papritur dhe nisi të konfliktohej me 26-vjeçarin. Në një moment ai ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka qëlluar në kokë Çelajn duke e lënë të plagosur rëndë të riun.

Ka qenë kolegu që e ka çuar 26-vjeçarin në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje kome. Punëtorët ishin duke kryer punime në vilën e një personi me iniciale B.K. Mësohet se edhe pronari, i cili ishte me pushime, ka dhënë dëshminë e tij në polici. Policia nuk ka sqaruar ende motivet e ngjarjes. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. GAZETAR , SA KLASE SHKOLLE LE MORE DJALE ?

    TITULLI: Detaje të reja/ Pse u qëllua me plumb në kokë 26-vjeçari në Tiranë

    Bla bla bla……

    DHE NE FUND ASNJE NUK E MORI VESH PSE U QELLUA: Policia nuk ka sqaruar ende motivet e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *