• |
ide | kryesore

Dita e të vërtetës: Icardi shkon drejt refuzimit të Napolit, e poston bardhezi

Sport



E ardhmja e Mauro Icardi është gjithnjë një rebus e në horizont nuk shihet zgjidhja. Napoli, e vetmja skuadër që ka lëvizur vërtetë me një ofertë këto javë, ka humbur durimin dhe ka fiksuar për sot ultimatumin për ta marrë një përgjigje nga sulmuesi i Inter. Përgjigje që në fakt duhet të jetë “jo, faleminderit”. Argjentinasi nuk është i bindur të bashkohet me bardhekaltrit dhe dëshira e tij është ose të qendrojë tek Inter, ose të kalojë tek Juventus.

Situata nuk ka ndryshuar aspak dhe nuk ka sinjale inkurajuese. Enigmatike si zakonisht postimet e fundit të Icardi në Instagram, që është kthyer të postojë bardhezi. Në anën tjetër është edhe demonstrimi i shtëpisë në konstruktion në Milano, si mesazh i qartë se dëshiron të qendrojë tek Inter me cdo kusht.

Ndërkohë, Wanda Nara pritet në Capri për një shooting fotografik e me shumë mundësi do ti komunikojë De Laurentiis vendimin për të mos pranuar 7,5 milionë euro në sezon të ofruara nga Napoli. Është vërtetë Juventus që pret, por operacioni ka shumë pengesa. Në të kaluarën Steven Zhang i ka premtuar tifozëve se nuk do ta shesë Icardi tek bardhezinjtë e i vetmi lojtar që mund ti ndryshojë këto barriera është Paulo Dybala. Këmbim i vështirë, edhe për vullnetin e presidentit të Juventus, Agnelli, për të mos e shitur Joya tek zikaltrit.

View this post on Instagram

⬛️

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι – MI9 (@mauroicardi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *