• |
ide | kryesore

E vërteta e Instagram për fotot dhe mesazhet tuaja private pa leje

F1, Paparazzi, Slider, Stil



Ditën e djeshme, personazhet e njohur dhe të jetës së përditshme bën viral një njoftim ku thuhej se Instagram do të përdorë e shpërndajë fotot dhe mesazhet tuaja private, pa lejen tuaj.

Në njoftim thuhej se çdo përdorues duhet ta ripostonte atë foto në profilin e tij, në mënyrë që t’ja ndalonte rrjetit social këtë veprim. Por si qëndron e vërteta? Siç pritej, mesazhi nuk është aspak i vërtetë pasi do cënonte privatësinë e përdoruesve. “Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë postim.”- është shprehur Stephanie Otway, menaxhere e komunikimit në Instagram.

Edhe pse që në fillim, njoftimi dukej i dyshimtë për shkak të mënyrës jo korrekte të paraqitjes apo gabimeve drejtshkrimore, personazhet e njohur si Adriana Lima apo dhe ata shqiptarë nuk hezituan ta postojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *