• |
ide | kryesore

Fero, diskutime për të qenë pjesë e Babastars (FOTO)

Paparazzi, Slider



Prej 2 vitesh, Fero ka prodhuar muzikë nën labelin “On Records”.

Por ditën e sotme, ai ka lajmëruar shkëputjen e tij nëpërmjet një fotoje në Instagram:

“Fansa, dashamir, miq të dashur dua t’ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë “On Records” ku jemi nda miqsisht me një marrveshje të re ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur. Por dhe On Records ka të drejtën të rezervojë data për mua . Faleminderoj fansat për suportin dhe nje ashtu kompaninë për punën e pa lodhshme.”

Fero shprehet se do të vazhdojë si një artist i pavarur, por për sa gjatë? Burime për Prive.al kanë treguar se pas disa muajsh, reperi do të bëhet pjesë e Babastars:

“Fero ka tash e një kohë që nuk e fsheh dëshirën që të jetë në ‘Babastars’ ose të bashkëpunojë ngushtë me ta. Ai ka raport tejet të mirë me Getin dhe për këtë arsye, kalimi në ‘BS’ nuk do të ishte çudi tashmë kur nuk e lidh asnjë obligim ligjor me kompaninë në të cilën ishte deri sot. Gjatë gjithë kësaj kohe është punuar edhe në projekte të përbashkëta.’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *