• |
ide | kryesore

Flet Basha: Nuk e kam takuar Ramën, por jam i hapur për negociata në shtator

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Lulzim Basha mohoi që gjatë kësaj kohe të ketë pasur një takim me kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama.

“Kjo është çmendur! Është e disata herë që më pyesni për këtë. Jo vetëm ju, por edhe gazetarë të tjerë. Takimet e mia me Ramën kanë qenë gjithmonë publike. I fundit ka qenë ai për zgjidhjen e krizës në 2017-ën” – tha Basha.

Numri “një” i opozitës thotë se duhet të zhvillohen njëkohësisht edhe zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme dhe se për këtë po binden edhe ndërkombëtarët.

“Aleatët tanë të NATO-s po përballen me ringjalljen në Shqipëri të praktikave që s’janë tipare as të BE, e as të SHBA. Në shtator vijojmë betejën të bindim të gjithë faktorët për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore” – tha Basha në një intervistë në Syri TV.

Basha tha se ishte i hapur për të nisur negociatat me mazhorancën, por akuzoi kryeministrin Rama se i ka bllokuar të gjitha ofertat e ndërkombëtarëve. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po kyna sikur i ka mshu saj qe me Ramen k/m apo n’krye t’qeveris, se s’po m’kujtohet nashtina, nuk ka as njo kompromis.
    Cere bo kshu mre Lolo,…m’fal se m’shkoj goja, Lulo desha me thon, po tina paske qon koqja e kanarit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *