• |
ide | kryesore

“I dënuar në Greqi”/ Pas Pjetrit, PD kërkon verifikimin e figurës së kyebashkiakut të Vorës (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori një kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës të kreut të njësisë vendore të Vorës, Agim Kajmaku, kandidatit të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Kërkesa (bashkëngjitur më poshtë) e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi, bazohet në të dhënat e bëra publike më herët, që ngrejnë pretendimin se Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi dhe për rrjedhojë, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke. Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën adresuar Prokurorisë, të shoqëruar nga 500 firma qytetarësh.

Këto detaje të dyshimta lidhur me të kaluarën e Kajmakut, “dolën në dritë” nga PD-ja një ditë pas kryerjes së betimit procedurial si kryebashkiak.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *