• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Vorës mohon akuzat e PD: Shpifje!

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ka reaguar pas kërkesës që Partia Demokratike depozitoi në Prokurori për të nisur verifikimin e pastërtisë së figurës së tij.

Përkundër pretendimit të ngritur nga PD-ja, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik.

Sapo jam njohur me nje tekst letre te publikuar nga PD ku pretendohet se une jam denuar dhe debuar nga shteti grek. Me pergjrgjesi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam denuar dhe as jam debuar asnjehere nga ndonje shtet i BE, as nga Greqia. Nderkohe qe per vite te tera kam qene udhetues i shpeshte dhe korrekt ne shume vende te BE, per llogari te biznesit tim familjar. Autoret dhe akuzuesit publike qe shpifin ndaj personit tim, per nje qellim te vetem, ate te ndotjes politike te kundershtarit, do te vihen perballe drejtesise dhe detyrimit te gjetjes se provave te pretenduara. Por ju drejtohem se te paqenen nuk mund ta pretendosh si te ndodhur.”- është shprehur kreu i njësisë vendore të Vorës i pyetur nga televizioni informativ “News 24”.

Në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi, që bazohet në të dhënat e bëra publike më herët, shkruhet se Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi dhe për rrjedhojë, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke. Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën adresuar Prokurorisë, të shoqëruar nga 500 firma qytetarësh.

 

 



7 Comments

  1. S’je i pari o bythqire i vogel!
    Te paraprin Tahiri, Beqja, Xhafa, Ndoka, Frroku, Gjushi, Gjiknuri, Gjika, Balla, Xhelili, Xhafaj, Pjetri…….

  2. Per ata qe nuk e dine pashaportat vulosen per qef edhe pa qene fare prezent personi me lek dhe bile nga polic. Bile dhe kur personi ndodhet ne gjermani. Rrugaceri e neveritshme ne ekstrem.

    1. Te jam kunder!
      Nuk mund ta gjykosh nje njeri nga fytyra….
      Po te qe ashtu, Rama duhet te denohej per genocid dhe Balla per shfarosje te races njerezore

  3. Pas disa ditesh edhe ky “kajmaku” i prishur, si puna e akullores, do dale e do ciceroje: “kam qene minoren, une nuk jam denuar por ma futen padashje dhe gabimisht” dhe do vazhdoje dekllarata per shtip: ‘cdo gje ka dale jashte kontekstit….’ si valdrini etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *