• |
ide | kryesore

Mandzukic pranë transferimit tek gjiganti spanjoll

Sport



Juventus kërkon të zbrazë organikën sa më shpejt dhe ai që duket se do të largohet i pari është Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat, edhe pse vitet kalojnë, vazhdon të jetë i preferuar i klubeve të mëdha. Bardhezinjtë punojnë në dy pista për 33 vjecarin: Mynih dhe Barcelonë. Në katër ditë Paratici ka fluturuar dy herë në Spanjë për një tratativë merkato interesante. Emrat në tavolinë janë ato të Mandzukic e Emre Can nga njëra anë dhe Juan Miranda e Ivan Rakitic nga tjetra.

Pasi dështoi kalimi tek United, sulmuesi kroat mund të vishet blaugrana: katalanasit e pëlqejnë profilin e tij e bardhezinjtë kërkojnë ta përdorin për të arritur tek 19 vjecari spanjoll Miranda. Për këmbimin e mundshëm Rakitic-Emre Can, drejtori sportiv i Juventus kërkon me shpejtësi një sistemim të ri për gjermanin, që ka zbritur në hierarkitë e teknikut Sarri.

Një tratativë interesante, me të gjithë të interesuarit që e preferojnë këtë lëvizje, gjë që mund ti kalojë shpejt objektivat nga fjalët tek faktet. Për Juventus, në Barcelonë, objektivi kryesor është Juan Miranda e Paratici duket i gatshëm të sakrifikojë Mandzukic. Kroati në fakt pëlqehet edhe në Mynih, ku Bayern Munchen është kthyer sërisht në lojë për sulmuesin. Një fakto i rëndësishëm është trajneri Niko Kovac, kroat si sulmuesi bardhezi, e që vazhdon shtyn për të rikthyer Marion në Bavari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *