• |
ide | kryesore

Ndryshime në aeroportin “Nënë Tereza”: Një Duty-Free si në aeroportet më të mëdha të botës!

Lajme, Të fundit



Pasagjerët e aeroportit “Nënë Tereza” shumë shpejt do të kenë një arsye të fortë për të mos e ndjerë pritjen e fluturimit në zonën tranzit, falë shërbimeve të reja në standartin e aeroporteve më të mira ndërkombëtare.

Duke nisur nga muaji Nëntor 2019 e gjithë hapësira e “Duty Free” do të kalojë në menaxhimin e kompanisë amerikane, International Cruise Duty Free ( ICDF), e cila ka lidhur kontratë me TIA aeroport për 5 vitet e ardhshme. Eksperienca prej disa dekadash në industrinë “Duty Free” dhe lidhja e drejpërdrejtë e ICDF-së me shumë prej markave më të njohura në botë, do të garantojë jo vetëm një shumëllojshmëri më të madhe produktesh, por edhe një cilësi më të lartë në shërbime, të njëjtë me standartet e zbatuara në aeroportet më të mëdha në botë.

E themeluar në Miami, Florida dhe me shërbime në SHBA, Amerikën Latine dhe Karaibe, ICDF ka siguruar kontratë ekskluziviteti me aeroportin e TIA-s për shitjen e brand-eve më të njohura ndërkombëtare të parfumeve, duhanit dhe pijeve alkolike në zonën tranzit të këtij aeroporti.

Si një kompani që ka dëshmuar një sukses global, prania e saj në të vetmin aeroport shqiptar dhe vizioni i ri i ICDF-së në menaxhim, do të ketë një ndikim pozitiv në përshtypjen e fundit për vendin tonë të qindra-mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë.



1 Comment

  1. Na kerciti per Duty Free, atje nuk ka karrige pritje per pasagjeret ju flisni per duty free..Ai qe do te bleje nuk do presi te bleje nga “firma e famshme” amerikane..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *