Christian Coleman, njeriu më i shpejtë i planetit në tre vitet e fundit, rrezikon skualifikimin për doping. Lajmin e zbulon e përditshmja angleze Daily Mail, që pohon se sprinteri nuk është treguar i disponueshëm për tre testë antidoping radhazi, fakt i barazvlefshëm me gjetjen pozitiv, sipas rregullave të Wada-s.

23 vjecari amerikan, që në 2017 firmosi një kontratë milionere sponsorizimi me Nike, që e ka përzgjedhur si pasardhësin e Usain Bolt, ka kontestuar një nga tre rastet e mungesës së disponibilitetit. Nëse nuk arrin të tregojë pafajësinë, do të humbasë Botërorin në Qatar e Lojërat Olimpike të Tokyo 2020, me një skualifikim për dy vjet në dëm të tij.
Two of the fastest men in the world are Tennessee Vols. ? @Vol_Track standouts @__coleman & @justingatlin are now @usatf teammates and still DOMINATING together. #OlympiansMadeHere | #MadeHereMonday
?: https://t.co/BOuLiKHOc8 pic.twitter.com/CDf6D3aZXJ— Team USA (@TeamUSA) August 19, 2019
Janë duke u zhvilluar ndërkohë takime të nivelit të lartë mes agjensisë botërore antidoping Wada, asaj amerikane Usada e federataës ndërkombëtare të atletikës Iaaf për të qartësuar situatën. Për tu përmendur është fakti që Coleman duhet të sfidonte Yohan Blake në 100 metra, në meeting e të dielës së kaluar në Birmingham, por hoqi dorë në momentin e fundit, duke u justifikuar me një dëmtim.