• |
ide | kryesore

Nuk ka hakmarrje kundër Napolit: Juventus pa Sarri edhe kundër të kaltërve

Sport



Duhet pritur mesi i shtatorit (sfida në Franchi me Fiorentina) për debutimin zyrtar të Maurizio Sarri në pankinën e Juventus. Tekniku, i goditur nga pneumonia, sot i është nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore që kanë evidentuar një përmirësim të situatës së tij klinike”, si bën të ditur faqja zyrtare bardhezi. “Për tu shëruar plotësisht – lexohet në komunikatë – trajneri nuk do të jetë në dy ndeshjet e para të Serie A me Parma e Napoli”. Skuadrën bardhezi në Tardini e Stadium kundër të kaltërve të Ancelotti do ta drejtojë asistenti Giovanni Martusciello.

Ish-tekniku i Chelsea ishte ndjerë keq të mërkurën në 14 gusht ndërsa ishte në autobusin që cont skuadrën në Villar Perosa për miqësoren tradicionale në familje. Trajneri kishte vendosur të ndiqte ndeshjen nga pankina gjithësesi, ndërsa mungoi 72 orë më vonë në testin e fundit para startit të sezonit kundër Triestina. Evitohet kështu të paktën për momentin përplasja me ish-skuadrën e tij, edhe pse ndeshja me Napolit do të luhet në Torino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *