• |
ide | kryesore

Polemika/ Vogst: “Coutinho nuk është një kampion”

Sport



Philippe Coutinho ka pushtuar mendjen e tifozëve të Bayern Munchen, që kur u transferua nga Barcellona. Bavarezët shpresojnë që braziliani të jetë maja e diamantit të merkatos verore, duke justifikuar edhe mungesat e mbërritjes së Pepe e Sane e mbi të gjitha të bëjë të harrohet Ribery e Robben. Por jo të gjithë janë dakord mbi këtë fakt dhe sulmi frontal vjen një një si Berti Vogts, ish-trajner i Gjermanisë e kampion bote në 1974.

Vogst kritikon Bayern për blerjen e Philippe Coutinho, që sipas tij vetëm kampion nuk është. “Mund të ketë mbërritur jo një yll botëror, por me shumë mundësi një lojtar që do të ishte rezervë tek Barcellona – ka sulmuar ai në portalin ‘ t-online.de’ – Përsé një lojtar 27 vjecar largohet nga një klub si Barcellona? Sepse ka humbur shpresën të qendrojë e të luajë. Coutinho nuk është një kampion”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *