• |
ide | kryesore

Politikani malazez: Të ngremë mur me Shqipërinë dhe Kosovën për t’u mbrojtur nga trafiku i drogës

Lajme, Të fundit



Kryetari i një partie populiste opozitare në Malin e Zi ka propozuar ngritjen e një muri me Shqipërinë dhe Kosovën si zgjidhje për ndalimin e trafikut të drogës.

Kryetari i partisë populiste “Lëvizja për Ndryshime”, Nebojsha Medojeviç, deklaroi të mërkurën (21 gusht) se qëllimi i pengesës kufitare është ruajtja e sigurisë së vendit.

Medojevic: “Ky mur nuk duhet ndërtuar për faj të popullit shqiptar apo malazez, por për të na mbrojtur nga mafia malazeze dhe shqiptare që e kanë kthyer kufirin tonë në Eldorado për trafikimin e drogave, cigareve, armëve luftarake, kimike e biologjike, emigrantëve dhe gjithçka tjetër që mund të shitet në tregun e zi.”

Opozitari Medojeviç, i cili në vitin 2008 kandidoi pa sukses për president edhe me mbështetjen e disa partive minoritare shqiptare, aludoi se disa nga këto të fundit tani po përfitojnë financiarisht.

Duke postuar një grafik të rrugëve ilegale të trafikimit në Ballkan, sipas tij, lidhjet me kriminelët janë shfrytëzuar edhe nga politikanë të rajonit, mes tyre kryeministri shqiptar dhe shtetarë të Kosovës.

Medojevic: “Nuk kam dyshim se mafia shqiptare përkrah shumë parti politike dhe politikanë në Malin e Zi. Këtu flas kryesisht për socialdemokratët në pushtet, por edhe partitë dhe politikanët shqiptarë që bashkëpunojnë me të dhe që janë bërë milionerë brenda natës. Shërbimet sekrete malazeze kanë të dhëna për veprimtaritë e Naser Kelmendit, Lukës apo vëllezërve Osmani dhe kontaktet e tyre me Thaçin, Haradinajn, Ramën.”

Deklaratat e Medojeviç u cilësuan si të pavend madje shokuese nga përfaqësues të partive shqiptare në vend, dhe si nxitëse të urrejtjes ndërshtetërore.

Ndërkohë vetëm pak orë më herët u raportua se Shqipëria dhe Mali i Zi po punonin bashkarisht me policitë dhe ushtritë përkatëse për përmirësimin e patrullimit, kontrolleve dhe sigurisë ndërkufitare.



2 Comments

  1. Nebojsha ka te dejte per sa i perket Shqiperise!Ai e thekson mire se nuk behet fjale per popullin e thjeshte e te lodhur te Shqiperise,Malit te Zi dhe Kosoves.Ai cileson me emra kryemuti Rama e dy te tjere.
    Dihet se edhe Mali i Zi ,pak ma poshte se Shqiperia,asht shtet i korruptuar.
    Problemi kryesor ne Ballkan jena Ne me qeverine ma te korruptuar te te gjitha kohrave.Problemi i Ballkanit dhe Europes jena NE,fatkeqsisht!!Vazhdojme te cilesohemi nder 3 kombet me te keqinj ne Bote.Dhe keto jane:Kombi H…ian,(ishull),Kombi M….en(kontinenti African) dhe Shqiperia Ballkan(Europe).
    Vazhdon te rritet urrejtja dhe perbuzja nga te tjeret per Ne,fale qeverise te kryeshkerdhatesise se tij Edviramdroga.
    SA TURP TURP TURP ME KEN SHQIPTAR!!!!!
    Zot na ndihmo me dal nga ky gjiriz ky kena ra’,ose na zhduk nga harta e Europes.
    “QHQIPERI ER-QELBESIRE,
    FAIK KONICA T’PAT THAN MIRE:
    SHQIPERI TE KA DHJERE
    NUK TE NJOHA ASNJEHERE”

  2. Nebojsha me kete emer kurve , e di fare mire, qe porti malazez Bar , hyn nder portet qe behet kontrabanda me e madhe e cfaredo lloj malli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *