• |
ide | kryesore

Prefekti i Shkodrës i shkruan letër Ilir Metës, kërkon datë për zgjedhje të reja

Lajme, Të fundit



Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtetit, Ilir Meta, përmes së cilës e vë në dijeni për konstituimin e këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij, mbledhje kjo e cila u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universiteti “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht.

Ai mes tjerash sqaron presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se sipas selisë blu, Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Në letrën dërguar Metës, Prefekti thotë se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër dhe zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *