• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë grupi i këngëtarit francez gjatë xhirimeve, plagosen 3 persona

Paparazzi, Slider



Një grup i armatosur prej afro 20 personash hapi zjarr gjatë xhirimit të klipit të fundit të reperit francez Booba, në një hangar në Aulnay-sous-Bois, të Parisit.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, ndërkohë që në momentin e të shtënave reperi sapo ishte larguar.

Plumbat kapën tre persona të cilët ndodhen në spital, ndërkohë që agresorët arritën të largohen.
Booba është një prej reperave më popullor në skenën franceze. Dyshohet se objekti i sulmit ishte pikërisht ai, por që arriti të largohej para se agresorët e armatosur me pistoleta dhe shkopinj bejsbolli ta qëllonin.
Kështu ata qëlluan disa persona në shesh xhirim, ndërkohë që i plagosur me plumb në këmbë mbeti menaxheri i artistit, shkruan noa.al.

Kujtojmë se në ditët e para të gushtit Booba u bë protagonist i një sherri të dhunshëm në aeroportin e Orly, me një tjetër reper francez, Kaaris, duke bërë që të dy të shoqërohen në polici dhe të lirohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *