• |
ide | kryesore

Salah kundër VAR: “Është shumë i… drejtë”

Sport



Mohamed Salah kritikon ashpër Var. “Nuk më pëlqen, e kam thënë gjithnjë, më pëlqen futbolli kështu si është – ka thënë sulmuesi i Liverpool për mikrofonët e CNN – . Është e drejtë herë pas here të mbrohen futbollistët nga ndërhyrje të rrezikshme, por unë e pranoj futbollin me gabimet e arbitrave e me gabimet e lojtarëve. Është kështu që futbolli bëhet më elektrizues e njerëzit apasionohen. Me Var është shumë i drejtë. Vitin e kaluar mu dha një penallti në finalen e Champions League e duhet të them që më ndihmoi shumë. Është gjithcka shumë korrekte, mua më pëlqejnë gabimet”.

Në fakt, në Premier League sistemi i asistencës teknolgjike në ndihmë të arbitrave është kontestuar shpesh, edhe për gabimet në marrjen e vendimeve, disa prej të cilave edhe absurde.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *