• |
ide | kryesore

Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Lajme, Planet, Të fundit



Depuetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar me 89 vota “pro” (1 “kundër” dhe 2 “absenim”) shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë.

Njëzëri, përfaqësuesit e të gjitha partive politike, kishin deklaruar paraprakisht se do të votonin në favor të shpërndarjes së Kuvendit, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në këto rrethana, Kushtetuta e Republikës së Kosovës parashikon që zgjedhjet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditët e ardhshme.

Legjislatura aktuale është vlerësuar si më e dobëta në historikun e Kosovës si shtet i pavarur. Ajo është ballafaquar vazhdimisht me mungesë kuorumi dhe si rezultat i saj pak ligje arritën të miratohen.

Monitoruesit e veprimtarisë së Kuvendit kanë vënë në dukje se ky formacion parlamentar nuk ka mundur të përmbushë as 20 % të planit për këtë vit, pasi nga 144 projektligje të renditura në agjendë, janë arritur të miratohen vetëm 28 prej tyre. Shkak për këtë performancë të ulët është bërë më së shumti mungesa e kuorumit, që ka çuar në dështimin e një numri të madh sencash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *