• |
ide | kryesore

Skema e mashtrimit/ 800 persona të prekur nga kreditë fiktive në fondacionin “Besa”

Lajme, Të fundit



Skema e mashtrimit e fondacionit “Besa” që bazohej në kredidhënie fiktive, rezulton të ketë prekur mbi 800 persona, të cilët janë kredimarrës dhe klientë. Detajet kanë dalë pas arrestimit të drejtoreshës së filialit të fondacionit, Albana Imamit.

Në vitin 2014, Imami figuronte të kishte vetëm 0.1% kapital në fondacion, që përllogaritet në shumën e rreth 11 milionë lekëve të vjetra. Shuma e përfituar nga kjo skemë mashtrimi është afro 3.7 milionë euro.

Si pjesë e stafit të një fondacioni për dhënie kredish fiktive në Tiranë me qëllim përfitimin, mesditën e të martës u shpërbë grupi i strukturuar prej 8 personash, 7 prej të cilëve ranë në pranga, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Klientët që kanë përfituar kreditë, paraqiteshin në zyrat e fondacionit vetëm në momentin që disbursohej kredia, për të bërë tërheqjen e parave në bank. Këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë, ndërsa pjesa tjetër merrej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët. Në përfundim të këtij procesi, Drejtoresha e degës lëshonte një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

Mbi 8 personat rëndojnë akuzat e skemës mashtruese dhe piramidale, si dhe vjedhja duke shpërdoruar detyrën. Kjo skemë mashtrimi është kuptuar nga drejtuesit e fondacionit, të cilët kanë bërë kallëzim në policinë e Tiranës.

 



4 Comments

  1. Po Banka e Shqiperise ca ben me kete shkerdhat fondacion????Sa duhet te arrij numri i ankesave qe te mbyllet????? Sa njerez duhet te figurojne me kredi te keqija nderkohe qe i kane paguar????? Kush karin eshte ky Muca?????? Pse e lejon banka e shqiperise???? Apo ndajne ndonje gje???? Sikur te hetohet ky shkerdhat fondacion imtesisht dhe te kuptohet demi qe i kane shkaktuar tregut kredidhenies dhe individeve te shkrete Sudja do dukej si Nene tereza para ketij shkerdhates Bajram…… ore si nuk del nje nga Banka e Shqipërise te thote ca mendon?????

  2. Ne gop e e Sames fondazioni dhe drejtoresha .
    Parja harram te konvertohet ne Burg semundje kancer
    Kush e Ka harram ashtu i dalte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *