• |
ide | kryesore

Transferimi i dosjes “184”/ Basha paralajmëron Markun dhe Prelën: “Katica”, do të dënoheni nga ligji

Lajme, Të fundit



Pas takimit të zhvilluar me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka adresuar akuza të ashpra ndaj prokurores së Përgjthshme, Arta Marku dhe prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për transferimin hetimit të dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati i quajti prokuroret si “Katicat” e Shqipërisë, duke bërë një analogji me prokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, emri i të cilës është njollosur nga një  skandal i madh korrupsioni të njohur si rasti “Zhvatja”.

Sipas Bashës, mbyllja e dosjes 184 “nga Katicat e Ramës bëhet për të hequr dosjen nga SPAK-u”.

Dy Katicat e Shqipërisë po mbrojnë politikanët e kapur në vjedhje dhe nuk po punojnë për ti cuar para ligjit politikanë që kanë vjedhur votat apo paratë e shqiptarëve, po bëjnë përpjekje për të mbyllur një cështje që e ka marrë vesh gjithë bota, përmes përgjimeve të Bild”- u shpreh Basha.

Lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare shton se “me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, për shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, sic është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të përfaqësuesve të policisë, ministrisë, deputetëve të PS për të vjedhur zgjedhjet në Dibër”.

 

 



4 Comments

  1. KETA NUK KANE ME FRIKE NGA LIGJI . LIGJIN E PERDORIN SI DUAN VETE . KETA HAK KANE VETEM DRUNE . PRANDAJ VETEM REVOLUCIONI ESHTE ZGJIDHJA .

  2. E para fol shqip se asnje se kupton fjalen “Katica”, e dyta ato e dine shume mire qe asgje sdo ti gjeje keshtu qe mos kerceno kot sa per demagogji. AI qe ka ndermend te beje nuk flet e kercenon por vepron. Me gjithe keto skandale qeveria Rama duhet te kishte rene te pakten 20 here por plogeshtia jote ose dicka tjeter po e mban ne kembe. Ti akoma beson se Kadriu i madherishem do ta sjelli qeverine ne tepsi argjendi.Njerezit akoma po te besojne dhe mbeshtesin pot nqs ti vazhdon keshtu sdo jete e larget dita kur ta shohesh veten pa anje mbeshtetes. Kadri dylberi nuk rrezohet me llafe katuni por me revolucion

  3. O bashe nuk ke nevoje te kercenosh gjurmo pasurit e markut qe erdhi ne tirane me pallto me kuadrata dhe cfar jete Ben sot sa per prelen vetem vilat dhe makinat me i fotografu po qe se eke serjozishte se burgun epermend rama aqe shume sapo na duket sikur eshte kampinge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *