• |
ide | kryesore

“Truri” i trafikut të kokainës, kush është shqiptari që u kap me drogë dhe 30 mijë €

Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane në Reggio Emilia, pasi dyshohet se shërbente si furnitor i shpërndarësve të lëndës narkotike të llojit “kokainë”.

Bëhet fjalë për shtetasin Elton Barmeta, i cili që jetonte në Piacenza prej rreth një muaji. Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg e gjysmë kokainë dhe 30 mijë euro.

Droga, që ishte fshehur në makinën e shqiptarit, përllogaritet të arrijë vlerën e 250,000 eurove.

28-vjeçari është mbyllur në qeli në burgun Novate, në Piacenza, dhe pritet të merret në pyetje nga hetuesit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *