• |
ide | kryesore

United grusht i hekurt me Pogba: lojtarët të tronditur nga vendimi i Solskjaer për penalltitë

Sport



Vendimi është marrë. Penalltitë e United nuk do ti godasë më Paul Pogba. Francezi e luajti keq mundësinë e fundit për të mbetur lojtari që godet penalltitë e Red Devils, duke dështuar përballë Rui Patricio në sfidën kundër Ëolves. E tani, ashtu si raporton The Sun, Solskjaer e ka zgjidhur filemën që tërboi tifozët e Manchester United. Nga 11 metrat do të shkojë gjithnjë Rashford, pa patur nevojë të grinden lojtarët sa herë arbitri tregon pikën e bardhë. Cështja është si do ta presë francezi…

Kjo, sipas tabloid, është pika delikate e cështjes. Duke u nisur nga hipoteza se francezi do të qendrojë tek United. As Real Madrid e as Juventus nuk kanë ndërmend të paguajnë 200 milionë euro që anglezët kërkojnë për të lënë të lirë mesfushorin me merkaton e brendshme të mbyllur. Por cfarë lojtari do të ketë në dispozicion Solskjaer për të paktën gjysmën e sezonit? Duke parë premisat, ndoshta jo një lojtar të motivuar e të gatshëm të japë 100% për skuadrën. Pogba është një lojtar nga ata që kanë nevojë të ndjejnë përreth besimin e lojtarit dhe shoqërisë. E vendimi i trajnerit nuk shkon në atë drejtim.

Sipas The Sun, shokët e skuadrës janë tronditur për zgjedhjen e norvegjezit për të shkarkuar Pogba nga goditjet e penalltive. Ndoshta edhe të frikësuar nga reagimi i francezit. Me shumë mundësi kjo është thyerja përfundimtare mes kampionit të botës e Manchester United. Me lojtarin në të tilla pozita Mourinho shkoi drejt shkarkimit, tani mbetet për tu parë nëse Solskjaer do të ketë të njëjtin fund. Tekniku e mori vendimin, tani duhet pritur fusha për të kuptuar pasojat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *