• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident i trefishtë në Lezhë, 4 të plagosur në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



4 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë automobilistik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Balldre të qytetit të Lezhës.

Nga të dhënat paraprake të komunikuara, mësohet se 3 automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar për pasojë 4 të lënduar, të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *