• |
ide | kryesore

Askush nuk e blen: Hysaj mbetet tek Napoli

Sport



Pak për fajin e çmimit të lartë që mbante De Laurentiis e pak për një sezon nën ton të kaluar nën urdhërat e Carlo Ancelotti, merkato e verës nuk prodhoi asgjë të favorshme për Elseid Hysaj, i detyruar tashmë të kalojë një tjetër vit në Napoli, ku më së shumti e pret pankina. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi, njeriu që u përpoq deri në fund ti gjente një skuadër të re.

Pas dështimit të transferimit tek Atletiko Madrid, që ishte edhe pista më e mundshme, u rrëzuan njëra pas tjetrës edhe Tottenham e Roma. Askush nuk dëshironte ta blinte mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare, të paktën jo për 20 milionë euro të pretenduara nga presidenti i Napolit. Giuffredi e kishte reflektuar edhe më herët këtë pikë delikate në merkato, por De Laurentiis nuk ka hequr dorë nga pretendimi i tij për lojtarin, duke i humbur të gjithë pretendentët dhe duke patur tashmë në skuadër një titullar, të destinuar të ngrohë pankinën.

Sipas asaj që bën të ditur agjenti i Hysajt, në një prononcim për Tuttomercatoëeb, në përfundim të takimit për transferimin e Biraghi tek Inter, qendrimi i mbrojtësit shqiptar tek Napoli është e sigurtë: “Mbetet në Napoli”, ka deklaruar Giuffredi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *